• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rindërtimi në Shijak/ Rama premton qytetin se do bëhet një destinacion turistik, 90% e pallateve rindërtohen nga e para

by Java News
07/03/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Programi i Rindërtimit është një mundësi e madhe për t’i dhënë ekonomisë një shtytje të re dhe për ta bërë Shijakun një destinacion shumë më të vizituar, pjesë e të gjithë sezonit turistik”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. Në një takim me banorë të Shijakut mbi Programin e Rindërtimit, Kryeministri u shpreh se “Nëse Shijaku mori një pamje tjetër dhe u bë shumë i pëlqyeshëm me ndërhyrjen në kuadër të Rilindjes Urbane me investimet për sheshi dhe disa rrugë, rindërtimi do ta bëjë Shijakun një destinacion shumë më të vizituar, pjesë e të gjithë sezonit turistik, sepse do të jetë një qytet komplet tjetër”, tha Rama.

Ai theksoi se 90% e pallateve ekzistuese në Shijak do të rindërtohen nga e para dhe mjediset e tyre tregtare, kafenetë, baret, restorantet dhe pikat e shërbimeve do të kenë kualitet tjetër, ku pjesëtarët e familjeve në emigracion do investojnë. “Vetvetiu shumë turistë do të preferojnë të vijnë këtu për të kaluar pasditen apo një darkë. Kjo kujtdo mund t’i duket ëndërr, por çdo ëndërr që e sheh me sy hapur, po pate vullnetin t’i shkosh nga prapa e të sakrifikosh e arrin. Kështu u dukej e pamundur për Belshin, jo atyre që e kanë zakon të thonë vetëm keq, por edhe atyre që ishin pjesë bashkë me mua e kësaj përpjekje.

Sot Belshi është një qytezë turistike falë gjithë ndërhyrjeve që kemi bërë. Kështu thoshin për Pukën, që sot është një qytezë turistike”, tha Rama. Kryeministri theksoi se “ne do të shkojmë duke rritur ekonomikisht përmes turizmit, sepse nuk është vetëm riparimi i dëmeve të tërmetit, por edhe platforma e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik për familjet”. “Familjet do të kenë një ekonomi më të mirë, pasuri me më shumë vlerë dhe do të kenë hapësirë nga pikëpamja e frymëmarrjes ekonomike. Kjo do të shërbejë edhe për vendin se është një shumë e madhe që futet në ekonomi, një mundësi e madhe financiare falë suksesit në Bruksel, që të zgjerojmë kapacitetet tona investuese dhe ne po punojmë për një plan zgjerimi”, tha Rama.

 

Kryeministri theksoi se në Shijak do të ngrihet kantieri më i madh i rindërtimit. “Të gjitha pallatet e vjetra do të ikin nga sytë dhe në vend të tyre do të ndërtohet një gjë komplet tjetër. Nuk do të njihni qytetin tuaj. Nëse nuk do të kenë mbaruar para zgjedhjeve, do të jenë aty para syve tuaj duke u mbaruar ose duke vazhduar të gjitha këto godina në kantieret e reja”, iu drejtua Rama banorëve. Kryeministri vlerësoi veçanërisht angazhimin e kryetarit të bashkisë Shijak, Elton Arbana. “Nuk e kam pritur që kryetari juaj i bashkisë të jetë vërtetë kaq i përkushtuar dhe kaq i zoti në punë.

Puna që u ra kryetarëve të bashkive në zonën e tërmetit është shumë e vështirë, pasi duhen shumë forca për të koordinuar, shumë njerëz që duhen motivuar për të bërë gjithë këto plane e projekte. Jam realisht shumë i surprizuar nga korrektesa, respektimi i gjithë afateve prej tij. Këta vijnë te unë në raport 2 herë në javë dhe çdo ditë te Ministri i Rindërtimit. Më vjen shumë mirë që në Shijak ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë dhe ju keni një kryetar bashkie që jo vetëm ju ka qëndruar afër, por ka një sens shumë strikt të organizimit të punës dhe përgjegjshmëri shumë të respektueshme për çdo punë që bën”, tha Rama.

Next Post
Largohet nga Shqipëria/ Suada Sherifi: Po nis një jetë të re në Dubai

Largohet nga Shqipëria/ Suada Sherifi: Po nis një jetë të re në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In