• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi në Krujë, kryebashkiaku Bushi: 1,855 apartamente dhe shtëpi për banorët e dëmtuar

by A R
03/01/2021 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 I gjithë angazhimi ynë përgjatë vitit 2020 ishte rindërtimi prej pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Kështu u shpreh për ATSH-në kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i cili theksoi se “do të ndërtohen gjithsej 1855 banesa në pallate dhe shtëpi individuale për banorët e dëmtuar nga tërmeti”.

“Konkretisht në njësinë Thumanë janë në ndërtim 158 banesa individuale dhe 14 pallate për akomodimin e 278 familjeve brenda lagjes së re. Ndërsa në Bubq janë 77 familje me banesa individuale, 45 apartamente, 8.7 ha dhe 591 familje të prekura gjithsej”, – tha Bushi.

Kryetari Bushi u shpreh se “nis së shpejti edhe puna për ndërtimin e 15 pallateve ku do të akomodohen 120 familje. Në total 228 familje do të akomodohen brenda lagjes së re në Fushë-Krujë”, – shtoi Bushi për ATSH-në.

“Jo pak, por 5350 familje u dëmtuan nga lëkundjet e mëdha të tërmetit, çka do të thoshte një punë stërmunduese nga faza e verifikimeve të dëmeve, bonusi qirasë, aplikimi i banorëve, përgatitja e planeve vendore, procedurat e shpronësimeve, demolimi i objekteve të dëmtuara dhe deri në ngritjen e banesave të reja”, – nënvizoi Bushi.

Kryebashkiaku Bushi u shpreh për ATSH-në se “ishte një sfidë që kërkonte çdo angazhim të kujtdo punonjësi, pa orare, punë edhe në fundjava, durim dhe e angazhim si kurrë më parë. Bashkia Krujë si asnjë bashki tjetër, kishte 4 site ndërtimi në Krujë, Fushë Krujë, Thumanë dhe Bubq. Po ashtu plot 13 shkolla të dëmtuara, ç’ka rrezikonin të kolapsonin procesin mësimor e për të cilën na u desh të mbështeteshim në mirëkuptimin e prindërve dhe punës së madhe së mësuesve”.

Ndërkohë, vijoi Bushi, edhe shkollat ishin prioritet përgjatë vitit 2020 ku është nisur puna në shkollat 9-vjeçare në Derven, Luz, Larushk, Qerekë, Thumanë, Budull dhe Bubq.

“Ndërsa 6 godinat e tjera arsimore nisin punë gjatë vitit 2021”, – tha Bushi.

Kryebashkiaku Bushi e cilësoi rindërtimin si “një nga projektet më ambicioze që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, për ti realizuar shpejt dhe në cilësi”.

“Grantet për nivelet e dëmet DS1- DS3 kanë përfunduar në masën më të madhe dhe 2500 familje kanë tërhequr paratë për riparimin e shtëpisë së tyre. Ndërkohë, ne Thumanë dhe Fushe Kruje ka përfunduar puna në infrastrukturën nëntokësore dhe bazamentin e truallit dhe vijon puna në ngritjen e banesave individuale”, – tha Bushi.

Sipas tij, në Bubq po punohet në infrastrukturën nëntokësore, punë e cila do të vijojë deri në mars.

Kryetar Bushi bën të ditur se “në Krujë është miratuar Plani i Ri i Detyruar Vendor dhe ne Janar nis demolimi i pallateve dhe hapja e kantierit të rindërtimit”.

Lidhur me restaurimin e kalasë, që u dëmtua nga tërmeti, Bushi sqaron se “Kalaja e Krujës është zona historike me e dëmtuar në Shqipëri prej tërmetit. Në fazat emergjente është punuar fort kjo falë mbështetjes nga Ambasada Amerikane, në Teqenë e Dollmës dhe Kullën e Sahatit”.

“Pajantimi si masë e parë është mbyllur, ndërkohë jemi në pritje të përmbylljes së projekteve për Kullën e Sahatit, përforcimin e shkëmbit dhe restaurimin e banesave brenda Kalasë”, – tha Bushi për ATSH-në.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 4 janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com