Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit shqyrtoi dhe miratoi projektin e rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit brenda Qendrës Historike të Dhërmiut.
“Ashtu siç ka qenë kur ishte vërtetë një kishë, siç e meriton Shën Thanasi, sic e meritojnë banorët e Dhërmiut, siç profesoret Aleksander Meksi e Pirro Thomo e patën studjuar e rilevuar herët. Punët e mira flasin vetë dhe mbeten, zhurma dhe balta trazojnë kazanet po punës s’ia zënë dot vendin. Eshte siç e premtuam se do ta rindërtonim. Faleminderit Bashkisë së Himarës dhe Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë për bashkëpunimin”, u shpreh Ministrja Mirela Kumbaro.