• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi / Basha: Hetim fondeve të ndërkombëtarëve për tërmetin

by A R
04/04/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha nga Durrësi ka premtuar përshpejtimin e procesit të rindërtimit të banesave të dëmtuara gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë një takimi me familje të cilat kanë humbur shtëpitë si pasojë e tërmetit, Basha ka deklaruar se fondet e dhëna nga komuniteti ndërkombëtar në Konferencën e Donatorëve janë bllokuar si pasojë e korrupsionit të qeverisë Rama.

“Siç e keni vënë re dhe ju nga Konferenca e Donatorëve, deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë. Pra thënë me dy fjalë: korrupsioni i kësaj qeverie po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti dyfishë.”

Basha ka theksuar se lëvrimi i këtyre fondeve do të varet nga rezultati i 25 prillit, duke shpjeguar se PD ka ngritur nje grup, i cili si detyrë të parë ka të bëjë gati planet për rindërtimin.

“Dhe së dyti garantimet që fondet që janë zotuar se do t’i japin Shqipërisë të lëvrohen dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimit, pa u larguar kjo qeveri dhe ky Kryeministër.”

Nga ana tjetër, Basha ka premtuar se çdo shkelje në këtë proces do të hetohet.

“Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në Parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin.”

Gjate vizitës në qytetin bregdetar, Basha zhvilloi një takim edhe me Shoqatën “Durrësi”, të cilëve iu ka premtuar zgjidhjen e problematikës së pronës.

“Të garantojmë nderimin dhe respektimin dhe shenjtërimin e pronës dhe përdorimin apo zhvillimin e saj vetëm në dobi dhe në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke e zhbërë si fillim ligjin e shpronësimit të dytë që është një angazhim që ne e kemi marrë edhe para shoqatave të pronarëve.”

Basha ka premtuar se në rast të një fitore në 25 prill, PD do të investojë në Durrës me fokus trashëgiminë kulturore dhe turizmin.

/a.r

Next Post
Kosovë / Dështon edhe raundi i dytë për Presidentin, Osmani merr 67 vota

Kosovë / Dështon edhe raundi i dytë për Presidentin, Osmani merr 67 vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In