Udhëtimi drejt kryeqyteteve të botës aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” sa vjen e bëhet më i lehtë dhe me kosto më të ulët.
Në treg po futen gjithnjë e më tepër kompani, ndërsa ato ekzistueset po shtojnë jo vetëm destinacionet, por edhe numrin e fluturimeve.
Tirana Airport Partners informoi sot se nga nesër nisin fluturimet me qytetin e Bodrum, një herë në javë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nëpërmjet kompanisë Corendon Airlines.
Bodrum është një qytet në Gadishullin Bodrum, që shtrihet nga bregu jugperëndimor i Turqisë në Detin Egje. Qyteti përmban gjire binjake me pamje nga Kalaja Bodrum. Qyteti është një portë hyrëse për qytetet pranë plazhit dhe vendpushimet.
/a.r