• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rinasi, Ahmetaj: Për dy javë heqim monopolin e fluturimeve

by
16/09/2015 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda dy javëve, aeroporti “Nënë Tereza” nuk do të ketë më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare në vendin tonë. Premtimi është bërë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj gjatë intervistës “5 Pyetje nga Babaramo”.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj theksoi se brenda dy javëve qeveria do të deklarojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit të “Rinasit” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.

“Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësja mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë m procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës. Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut. Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë.” theksoi Ahmetaj

Ministri Ahmetaj gjatë intervistës theksoi se kreditë e këqija mbetën një krizë për ekonominë shqiptare pasi krijojnë një pasiguri në sistemin bankarë. Sa i përket ekonomisë, Ahmetaj nënvizoi se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomi e cila nuk është e varur nga importet.

Ahmetaj tha se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.

Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.

Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.

Next Post

Foto nudo të Bleonës të papublikuara më parë! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com