• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinas/Kryetari i grupit parlamentar të PS, Balla: Sulmet ndaj policisë, të turpshme

by Java News
13/04/2019 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla vlerëson luftën kundër krimit nga ana e strukturave të policisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla komenton edhe sulmet e opozitës ndaj Policisë së Shtetit pas grabitjes në Rinas, të cilat i cilëson si të turpshme.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ndër të tjera ndalet edhe te operacioni “Shënkoll”, ku  u bë e mundur shkatërrimi i një grupi të organizuar kriminal ku shprehet se lufta ndaj krimit po intensifikohet çdo ditë.

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit. Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera. Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian.”-shkruan Balla.

Next Post
Adelina Tahiri: “S’ka gjë më të shpifur se xhelozia!”

Adelina Tahiri: “S’ka gjë më të shpifur se xhelozia!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com