Një sirian 57 vjeçar me emrin Muhammed Aldughll është arrestuar këtë të mërkurë në aeroportin e Rinasit, pasi kishte udhëtuar me dokumentacion të rremë. Siriani i xili ka ardhur në Shqipëri si një pasagjer i zakonshëm, ka paraqitur para autoriteteve një pasaportë të Guatemalës me foton e tij por me gjeneralitete të një tjetër siriani.
Policia bëri arrestimin e 57 vjeçarit pas kontrollit që iu bë, ku dhe u gjend një kartë identiteti me emrin e tij të vërtetë. Po ashtu, policia mundi të gjejë edhe një pasaportë tjetër turke me gjeneralitet e sirianit, në brendësi të së cilës kishte një vizë angleze. Sipas hetimeve paraprake edhe viza në fjalë mund të rezultojë false.