• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rilindja urbane”, Rama inspektime në Ulëz dhe Klos

by A R
29/05/2017 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i Rilindjes Urbane për Ulzën, me një financim prej 700 milion lekësh nga qeveria e ka transformuar tërësisht qytezën e lënë në harresë prej vitesh.

Kryeministri Edi Rama inspektoi shëtitoren e re të qytetit. Në kuadër të këtij projekti janë rehabilituar tërësisht fasadat, si dhe është ndërtuar sheshi i qytetit, së bashku me rrugicat kryesore të tij. Kryeministri Rama u takua edhe me banorë të Ulzës, të cilëve iu bëri të ditur se veç këtyre ndryshimeve në saj të Rilindjes Urbane, një tjetër projekt që do ta zhvillojë me tepër Ulzën është ai për shëtitoren buzë liqenit, e cila do t’i japë një zhvillim akoma të madh zonës dhe do ta bëjë edhe më atraktive atë për turistët.

“Unë jam rritur këtu, – shprehet një banor, – por s’ka bërë vaki ndonjëherë gjithë ky investim i bukur, i mrekullueshëm. Unë mbaj mend 3-4 baraka që ishin në ndërtim.”

“Jam shumë i impresionuar. Unë kam qenë këtu. Ka qënë një tmerr. Tani është bërë si një qytezë jashtë shtetit. Duhet bërë një lloj shëtitore poshtë te liqeni, se po qe se rregullohen këto poshtë dhe shtëpitë t’i ndihmojmë të rregullohen, këtu bëhet turizëm,” – u shpreh Kryeministri.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se ky investim jo vetëm ka ndryshuar pamjen e qytetit, por nxit edhe ekonominë lokale. “Me rregullimin e këtij qyteti që u bë në kuadrin e rikualifikimit urban, pothuajse këtu është rritur dyfish çmimi i banesave. Qytetarët që ishin duke e lënë këtë qytet, tani kanë filluar të kthehen.”

Me një investim prej 120 milionë lekë ka nisur ndërtim i Unazës së Klosit, një domosdoshmëri për qytetin për shkak edhe të kalimit nëpër qytetet të makinave të rënda të kromit nga miniera e Bulqizës. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për Unazën, për të cilën theksoi se nisur nga rëndësia që ka për qytetin, ndërtimi i saj ishte një premtim i bërë gjatë fushatës elektorale të vitit 2015 dhe tani ka nisur ndërtimi, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale.

“Ishte zotim që bëri Valbona në fushatë, që do bëjmë unazën, pavarësisht që Valbona nuk ia doli që të fitonte. Po pak rëndësi ka kjo. Njerëzit janë njësoj, janë si kudo. Nuk lidhet kjo me çfarë ngjyre ka fanella e kryetarit të Bashkisë. Por lidhet me çfarë nevojash kanë njerëzit. Kështu që do bëjmë më shumë akoma. Shpresojmë që të kemi më shumë bashkëpunim dhe projekte nga Bashkia.

“Është një investim prej 120 milion lekësh të reja. Shmang të gjithë trafikun që vinte në qytetin e Klosit dhe kalon rrugën nacionale,” – shpjegoi drejtuesi i punimeve.

Si pjesë e Rilindjes Urbane, në Klosin fillon së shpejti edhe projekti i rehabilitimit të fasadave./a.m.

Next Post
Haradinaj shpall hapur: Jemi bashkë ne të Luftës për vendime të guximshme

Haradinaj shpall hapur: Jemi bashkë ne të Luftës për vendime të guximshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In