• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rilindja Urbane/ Gjermeni: Shijaku mbështetet nga Qeveria për Planin Vendor

by A R
01/03/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Shijakut është një prej 26 njësive vendore të mbështetura financiarisht nga Qeveria, për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Kjo bashki është njëkohësisht edhe përfituese e projekteve në kuadër të programit Rilindja Urbane. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi sot punimet për përfundimin e rehabilitimi të  qendrës së  Shijakut, një financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve në vlerën 90.837.938 lekë.

Ministrja u prit nga kryebashkiaku i Shijakut, Ardian Kokomani, i cili i prezantoi edhe projektet që bashkia e drejtuar prej tij ka për të ardhmen. Zoti Kokomani tha se, po vijon puna për përmirësimin e projektit, prej të cilit kanë përfituar qindra qytetarë të Shijakut.

Për Ministren Gjermeni, një element i rëndësishëm për bashkinë e Shijakut dhe të gjitha bashkitë përfituese të Rilindjes Urbane është monitorimi, për të përmirësuar cilësinë dhe për të përfunduar me sukses projektin brenda parametrave të miratuar.

“Gjej rastin këtu për tu bërë një thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, që kanë përfituar projekte nga Rilindja Urbane, përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, për ndjekjen, monitorimin dhe zbatimin me cilësi dhe duke respektuar kriteret dhe standardet e miratuara të projektit. Ne pranë MZHU kemi sekretariatin teknik, i cili bën monitorimin e projektit, si për afatet kohore, ashtu edhe për cilësinë edhe realizimin me sukses të tyre. Më vjen shumë mirë që bashkia e Shijakut ka ndërhyrë në kohë dhe projekti po realizohet sipas parametrave”, deklaroi Ministrja Gjermeni për gazetarët.

Gjatë vizitës në Shijak, Ministrja është takuar me studion fituese dhe ekipin, që po punon për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Studio fituese e përzgjedhur për hartimin e PPV për bashkitë Durrës, Vorë dhe Shijak (loti 3) është bashkimi i operatorëve Dogma, Latitude, Milan Ingeneria Srl dhe Studio B & L shpk.

“Plani i përgjithshëm vendor i një bashkie duhet t’i përgjigjet nevojave, interesave të qytetarëve të kësaj bashkie. I gjithë procesi për hartimin e planit, jo vetëm sepse është i përcaktuar në ligj, por sepse ne besojmë në të, duhet të jenë një proces i hapur , gjithëpërfshirës dhe transparent për të gjitha grupet e interesit”, iu drejtua Ministrja të pranishmëve.

Bashkia e Shijakut, studio fituese dhe Ministria e Zhvillimit Urban nënshkruan në fund të muajit Janar 2016  kontratën me vlerë  78,178,004 lekë,për hartimin e Planit Vendor.

Periudha për draftimin e planeve, për 26 bashkitë e mbështetura financiarisht nga Qeveria shtrihet në 18 javë mbas lidhjes së kontratës. Për 5 bashki të tjera mbështetja financiare po jepet nga USAID.

Ndërkohë, në fillim të muajit Prill, Ministrja Gjermeni do të takohet me donatorët  për të parë mundësinë e financimit të hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore edhe në 30 bashkitë e tjera, nga 61 njësi vendore në tërësi.

Next Post

Basha: Ja trashëgimia e Ramës për Tiranën, i ka mbetur tashmë vetëm të bëjë piramidën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In