• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rilindja urbane e Tiranës kushton 12 milionë euro

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tenderit të parë prej 504 milionë lekësh, qeveria përcaktoi edhe 1.2 miliardë lekë të tjera për fazën e dytë të rindërtimit të Sheshit Skënderbej, duke e çuar koston totale të projektit në mbi 1.7 miliardë lekësh.

Kostoja totale e projektit të debatuar të qeverisë për rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej sipas planit të miratuar fillimisht në vitin 2008, pritet të arrijë në mbi 1.7 miliardë lekë dhe qeveria ka miratuar së fundmi përmes Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve fondin për fazën e dytë prej 1.2 miliardë lekësh.

Vendimi nr. 45 i KZHR-së, institucionit kontrovers që menaxhon një pjesë të rëndësishme të fondit të investimeve publike, ka miratuar edhe 10 projekte të tjera të ngjashme në qytetet Kurbin, Fushë Arrëz, Lushnjë, Tepelenë, Përmet, Vlorë e Selenicë, me vlerë totale prej 2.2 miliardë lekësh.

Qeveria vendosi të riaktivizojë projektin e vitit 2008 për sheshin kryesor të Tiranës këtë vit, pasi administrata e mëparshme e drejtuar nga Lulzim Basha, refuzoi ta zbatojë atë plan duke i dhënë sheshit pamjen që kishte deri së fundmi. Tenderi për fazën e parë të punimeve u zhvillua në muajin gusht dhe u fitua nga e vetmja kompani që hodhi një ofertë financiare, Fusha sh.p.k.

Punimet nisën në shtator duke shkaktuar bllokime trafiku dhe ankesa nga qytetarët. Pas fillimit të punimeve të fazës së dytë, sheshi Skënderbej do të mbyllet tërësisht për trafikun për t’u kthyer në hapësirë për këmbësorët.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë qeverinë të shpenzojë kaq shumë para për të rindërtuar një shesh që është ndërtuar vetëm pak vite më parë.

Kryeministri Rama u kritikua së fundmi nga komentuesit në faqen e tij në Facebook, të cilët ngritën pikëpyetje se pse ai nuk mendonte për nevojën për investime në ujësjellësa, por qe përqendruar vetëm në ndërtime sheshesh dhe fasadash. Kryeministri iu përgjigj se qeveria nuk ka para.

Qeveria është vënë vazhdimisht nën kritika për përdorimin e institucionit të njohur si Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, një krijesë e qeverisë së kaluar që u përdor nga qeveria për të shpërndarë fonde pa kurrfarë transparence paraprake, në përgjithësi për bashkitë e kontrolluar nga qeveria qendrore. Kritikat për vetë ekzistencën e Komitetit janë të shumta pasi, megjithëse supozohet se bashkitë konkurrojnë për të përfituar fonde nga ky institucion, vendimmarrja në të është tërësisht jo transparente, ndërkohë që kontrolli i përket efektivisht vetë qeverisë, pasi Komiteti drejtohet nga kryeministri dhe në përbërje të tij janë në shumicë dërrmuese ministrat e kabinetit të tij.

Së fundmi, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se ndjehej e persekutuar nga mungesa e financimeve të projekteve të kësaj bashkie nga qeveria qendrore. Kryeministri iu përgjigj me fyerje duke deklaruar se “Bashkia e Shkodrës drejtohet nga një hu”.

Duke reflektuar pjesërisht kritikat për persekutim të bashkive të pakta që aktualisht kontrollohen nga kryebashkiakë të opozitës, vendimet e fundit të Komitetit i kanë akorduar Bashkisë Shkodër një projekt me vlerë 76 milionë lekë ndërsa bashki të tjera të kontrolluara nga opozita, si Tropoja e Përmeti morën gjithashtu një pjesë të fondeve. (Link: vendimet e Komitetit)./BIRN/a.k

Next Post
Politika shqiptare nuk njeh historinë e Ballkanit

"Reforma shqiptaro-amerikane ka trembur Sali Berishën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In