• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

riLindja e Linditës

by Lorenc Vangjeli
24/09/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mënyra sesi brezat e ndryshëm shkruajnë gjuhën amtare përbën një nga dallimet kryesore mes tyre. Sot ky është një problem jo vetëm shqiptar, por shenjohet edhe si një shqetësim global. Një 70 vjeçar mund ta lexojë pa problem atë që shkruan një 50 vjeçar, një 50 vjeçar nuk ka vështirësi të lexojë 30 vjeçarin, por për gjyshin 70 vjeçar, teksti i nipit apo mbesës 20 vjeçare ngjan gjuhë e huaj. Në Tiranë kjo gjë ka vite që është kthyer në shqetësim. Përveç gjuhës së teknologjisë, përveç diferencave që vijnë nga zhargoni i rrugës që përdoret nga të rinjtë, mungesa totale e kulturës gjuhësore po ngre mure të dëshpëruar mes brezash. Sot nuk i shohin të vetëm të pavëmendshmit, nesër nuk do t’i venë re vetëm indiferentët, pasnesër kjo gjë do të gëzojë vetëm të ligjtë dhe të nesërmen e të pasnesërmes, të gjithë do të kuptojnë se muri i ngritur gjuhësor do të jetë mbi të gjitha një mur vetmie. Një mur të cilit i është vënë tullë mbas tulle nga një tullë prej gjithë të pavëmendshmëve, indiferentëve, të ligjve dhe të paditurve që kanë pasur në dorë të bëjnë diçka në këtë vend.

Lajmi se ministria e arsimit ka vendosur ndarjen e gjuhës shqipe nga letërsia dhe përfshirjen e saj si një lëndë më vete në arsimin e mesëm të lartë ishte një lajm periferik për mediat që operojnë me fjalën dhe me figurën. Ishte shumë pas në renditje të lajmeve me fjalë dhe figurë që tregonin kazanët e mbetjeve me emra deputetësh mbi to (disa shkruar dhe me gabime ortografike),  lajmeve me figurë dhe fjalë që tregonin deklarimet e njërit apo tjetrit politikan, që rrëfenin aksione antidrogë, kapje trafikantësh e të tjerë e të tjerë. Në fakt, me të gjitha gjasat, ai është një nga lajmet më të rëndësishëm të këtij muaji bashkë me thagmën publike të ndeshjes për ligjin e mbetjeve urbane. Sepse të dy i flasin të nesërmes më shumë se të sotmes. Lajmi me gjuhën shqipe të rikthyer në gjimnaze është natyrisht ku e ku më i rëndësishëm, më i vlefshëm dhe më i dobishëm se njoftimi i pakkohëve më parë se në themelet e Qemal Stafës do të ndërtohet stadiumi i ri apo se qendrat e qyteteve po rikualifikohen nga pikpamja urbane, apo se do të shkulen për t’u ngulur më pas palmat e pothuajautostradës Tiranë-Durrës.

Gjuha është një Monument që e përdorin të gjithë dhe nuk e njohin vetëm të marrët.

Dhjetra e dhjetra vjet më parë etërit e Shqipërisë mendonin se themeli i vendit do të ishte gjuha dhe nga gjuha do të nisnin Rilindjen e vetë Shqipërisë.

Tre-katër vjet më parë të majtët e Shqipërisë e përdorën fjalën Rilindje për të treguar sesi do të ishte një Shqipëri e nesërme pa Berishën dhe me ta në pushtet. Atëherë kishin parasysh gjithçka të madhe që do të ndodhte në qeverisjen e tyre, me reforma të të gjitha llojeve që do të frenonin rrëshqitjen e vendit në krizë dhe në krye të katër vjetëve, do të sillnin një atdhe të rilindur. Tani që ka mbetur dhe më pak se një vit përpara ballafaqimit elektoral të rradhës, ka një moment për të bërë bilanc paraprak. Një bilanc i cili dëshmon se progresi e suksesi nuk qëndron thjesht në bërjen e gjërave të mëdha dhe brohoritëse; progresi dhe suksesi “fshihet” zakonisht në gjeste të vogla, në punë të vogla e konkrete, në ndërhyrjen kirurgjikale në “Monumentet” e përditshmërisë. Akti i ministrisë së Lindita Nikollës është një i tillë. I qetë dhe i urtë, aq i qetë dhe aq i urtë sa krijon idenë e ulërimës për të kundërtën: Kur ka qenë kaq e thjeshtë, pse nuk është bërë më parë? Pse e ndëshkuan me internim nga gjimnazet gjuhën shqipe për mbi 30 e ca vjet duke krijuar breza analfabetësh që flasin më mirë anglisht, italisht apo greqisht më mirë se shqipen e nënave të tyre? Por kjo tashmë nuk ka rëndësi. Shpesh tek gjërat e thjeshta qëndron gjithë ndërlikimi i kësaj bote, që lundron mbi vezën e Kolombit dhe shpjegohet me pak fjalë të latinëve të vjetër që kishin zbuluar se i mençur është ai që di një gjë që nuk di asnjë gjë. Dhe që ka një dallim thelbësor mes daulles dhe shkopit që e rreh atë për të prodhuar tingull.

Kjo punë e vogël në hallet dhe armiqësitë e mëdha që vazhdojnë ta mbajnë peng këtë vend, mund të vazhdojë të mos bjerë ende në sy. Por me gjasë, të paktën nja 30 e ca vjet më pas, atëherë kur shqiptarët e botës të flasin më mirë anglisht me njëri-tjetrin sesa në gjuhën shqipe, atëherë do të kujtohet dikush për monumentin e heshtur të një vendimi të ministrisë së sotme të arsimit. Një vendim që mbante vule Rilindjeje e firmosur nga Lindita.

Next Post
FOTOT e “nxehta”/ Këto bukuroshe VIP u “tradhëtuan” nga të brendshmet…

FOTOT e "nxehta"/ Këto bukuroshe VIP u "tradhëtuan" nga të brendshmet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In