• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rilindja” e bëri kryetar Kuvendi dhe President, kujtohet Ilir Meta: Ata janë sekt, kanë në program që të…

by A R
23/04/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti.

Nga Delvina, Meta ka deklaruar se “sekti i rilindjes” ka një program të mirë strukturuar për shpopullimin e Shqipërisë.

Ai shtoi se një e treta e kandidatëve të kryeministrit Rama para 4 vitesh, nuk arritën të shkojnë në fund të mandatit pasi, “ose kishin nga 3 emra, ose përfunduan në prokurori për korrupsion ose akuza të tjera”.

“I nderuar profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar, deputeti dhe miku im i dashur Bujar Leskaj, znj. Ina Zhupa. Të nderuar drejtues të Partisë Demokratike dhe të partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe gjithë opozitës këtu. Motra dhe vëllezër të Delvinës.
Dy janë shtyllat kryesore të shpopullimit të Shqipërisë, programi i mirëstrukturuar që zbaton prej vitesh sekti i Rilindjes, një është braktisja e plotë e bujqësisë, e blegtorisë. Së dyti është zhdukja e të gjithë institucioneve dhe shërbimeve, dhe natyrisht mosmbështetja e të rinjve dhe të rejave. Dhe besoj se Delvina pikërisht është prekur si shumë bashki të tjera për këtë arsye, që nuk janë një rastësi, por që janë tërësisht të qëllimshme dhe të programuara. Në mënyrë që nga këto treva, që janë ndër trevat më patriotike, që kanë mbajtur peshë të madhe në të gjithë historinë e kombit tonë, se siç është rasti i Delvinës, është edhe rasti i Kolonjës. Janë edhe shumë treva të tjera, që sot janë tërësisht të braktisura, të harruara qëllimisht. Dhe kjo kërkon një ndëshkim të menjëhershëm në 14 Maj, në mënyrë që jo vetëm të ndëshkojmë këtë braktisje, këtë harresë, këtë lënie pas dore të qëllimshme të Delvinës, por njëkohësisht të rikthejmë shpresën, por dhe të zgjedhim njerëz të aftë, që ato resurse të jashtëzakonshme që ka patur Delvina dhe që ende i ka, t’i vërë në lëvizje dhe të sjellin mirëqenie.
Ne jemi krenarë si koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kemi respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të anëtarëve në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe jemi krenarë që edhe sot jemi këtu së bashku, edhe me kandidatët tanë të mrekullueshëm të Sarandës me Ardit Cikulin, të Konispolit me z.Shero, etj për të mbështetur një kandidat që ju e njihni shumë mirë, një administrator të shkëlqyer, një inxhinier të aftë, një ekspert edhe të çështjeve të pushtetit vendor, siç është z.Ilir Mehmeti.
Sepse është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë, se pushteti vendor është një pushtet i përditshëm, me të cilin interesat tuaja janë jetike dhe natyrisht që vetëm njerëz me integritet, me vizion mundet t’ju shërbejnë juve me atë përkushtim që ju meritoni, por edhe tu japin zgjidhje problemeve, por edhe të vënë në lëvizje të gjithë ato potenciale dhe resurse që Delvina i ka patur dhe ende i ka.
Kudo në Qarkun e Vlorës, kandidatët tanë janë mbizotërues, janë superiorë, nga Selenica në Konispol. Sepse dallimi në radhë të parë është tek qëllimi. Qëllimi ynë ka qenë të zgjedhim më të mirët, dhe që të mos gabojmë le t’ua lëmë anëtarëve apo simpatizantëve dhe më pas t’i drejtohemi popullit.
Qëllimi i palës tjetër ka qenë, “Edhe një hu po të vëmë, këta do ta votojnë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër”. Prandaj i caktojnë në minutën e fundit, prandaj i caktojnë ashtu siç I caktojnë.
Dhe mos harroni Edi Rama, edhe para katër vitesh, kur ishte i vendosur që t’i emëronte, jo të bënte zgjedhje, ju e dini shumë mirë se çfarë kandidatësh vendosi. 1/3 e kandidatëve të bashkive që ai emëroi, nuk e mbyllën dot mandatin, sepse kishin nga 3 emra, sepse shkuan në prokurori për korrupsion dhe për çështje të tjera, sepse nuk ekziston në mentalitetin e tij dhe të Rilindjes si qëllim kryesor, shërbimi ndaj qytetarëve, shërbimi ndaj komunitetit.
Ata duan vetëm kryetarë bashkie që firmosin “fët e fët”, dhe pasojat i dinë dhe i vuajnë qytetarët. Prandaj të gjithë të shkojmë në 14 Maj të votojmë që Delvina të hyjë në rrugën e pakthyeshme të Ndryshimit, njëherë e përgjithmonë si e gjithë Shqipëria, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, sepse ajo e ka traditën, e ka historinë, ajo e ka të gjithë potencialin e duhur, edhe njerëzor, por duhet ti japim besimin dhe unë jam i bindur që ju duke zgjedhur Ilir Mehmetin, i jepni mundësinë atij, që ai të afrojë djemtë dhe vajzat më të mirë dhe më të kualifikuar të Delvinës. I jepni atij mundësinë që ai të përgatisi projektet të cilat do të mbështeten pa asnjë diskutim dhe ne do ti japim vëmendjen e merituar dhe mbështetjen e merituar Delvinës, në mënyrë që Delvina të mos ketë vetëm një histori të lavdishme, por të ketë edhe një të ardhme të shkëlqyer siç e meritojnë delviniotët.
Fitore për Delvinën dhe për të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.”, u shpreh Meta.

Next Post
Dramë në Itali/ Gruaja përplas për vdekje vajzën e saj 7-vjeçare

Dramë në Itali/ Gruaja përplas për vdekje vajzën e saj 7-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In