• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rilindja dhe zhvillimi turizmit në Elbasanin 3 mijë vjeçar

by Artur Ajazi
02/05/2024 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej vitesh,në Elbasan është rizgjuar, ringritur, dhe zhvilluar turizmi në përgjithësi,  dhe në veçanti ai malor, liqenor, arkeologjik, historik, e qytetar. Elbasani sot është në axhendat e agjensive turistike të më shumë se 84 vendeve europiane, aziatike, amerikane, etj. Me Kalanë e mahnitshme, me një moshë më shumë se 2 mijë vjeçare, e shpallur “Monument Kulture” qysh para viteve ’90, Kulla e Sahatit, më e veçanta në Ballkan, Hamami i Vjetër, një ndertim me arkitekturë tërheqëse, Muzeu Etnografik, më i vjetri dhe më i rralli në Rajon, Kishat shekullore, si ajo e Shelcanit, e Shën-Mërisë, Xhamia e Ballies në qendër, Xhamia Mbret e Kalasë, Manastiri i Shijonit, Rrapi i Bezistanit, Ullishtat 500 vjeçare, me drunj shekullorë, vendbanimet ilire dhe bizante të zbuluara kudo në qytetin e Elbasanit, Llixhat e vjetra dhe funksionale, Byshekun e mrekullueshëm, apo dhe Bazilika e rrallë, tregojnë rizgjimin e turizmit. Pothuajse çdo vit në Elbasan, vijnë tranzit apo dhe qendrojnë për 1-2 ose 3 netë me ngrënie  dhe fjetje, mbi 90  mijë turistë.

Vitin e kaluar, Elbasani  shënoi rritje mbi 70 per qind të numrit të turistëve të huaj, pasi ata vendas që vijnë fundjvave, është 10 fishuar. Bashkia e Elbasanit, kryetari i saj Gledian Llatja, kanë parë si prioritet zhvillimi  në atë qytet, ndër të tjera edhe  turizmin, promovimin, investimin, dhe popullarizimin e resurseve turistike tek qytetarët, shkollarët, subjektet mediatike, duke mos ngurruar bashkëpunimin me biznesin vendas dhe të partnerët e huaj. Agjensitë turistike në Elbasan janë rritur, dhe kanë shtuar kontaktet e tyre me agjensitë turistike, kryesisht  në Francë, Gjermani, Greqi, Kroaci, Maqedoni, Austri, Zvicer, SHBA, Angli, Kinë, etj..etj. Çdo javë, mbi 30 autobuzë me turistë ndalojnë në Elbasan, qendrojnë disa orë, 1  deri në 2 ditë, duke vizituar Kalanë 2 mijë vjeçare, të Shekullit 4 erës sonë, Kishat, Xhamitë, Bazilikën, Rrapin e Bezistanit, Hamamin, vendet e shenjta në periferi të qytetit, apo dhe Krastën, kodrën e gjerbëruar dhe pylli i saj, “Ullirin e Qejfit”, si tempullin e dashurisë së qytetit, duke mos harruar rrugicat magjepsëse të lagjeve të vjetra. Bashkia e Elbasnit,  si dhe Drejtoria e Turizmit, e ngritur 1 vit më parë kanë patur dhe kanë në planet vjetore, investimet në fushën e resurseve turistike,  restaurime të veprave dhe vendeve historike dhe arkeologjike.

Në Elbasan, është kthyer në traditë shekullore, festimi i Ditës së Verës, ky qytetin e vizitojnë çdo 14 Mars, mbi 1 milion turistë vendas dhe të huaj. Zhvillim të madh, dhe vëmëndje e shtuar e bashkisë, ka qenë mbështetja e biznesit, e cila konsiston tek ngritja e bujtinave në Gjinar, Funar, Shelcan, Labinot Mal, etj, si dhe mbështetja e agroturizmit, me produkte kryesisht të zonës. Elbasani renditet ndër bashkitë ku ka rritje të prodhimit të produkteve ushqimore vendase. Rizgjimi dhe ringritja e turizmit, po shihet nga pushteti lokal, kryesisht nga bashkia, si veçantia e zonës së Elbasanit, si shansi për të rritur të ardhurat e qytetareve, (pas aplikimit me taksa të ulëta) por edhe arkës së shtetit.

Bazuar në interesimin dhe direktivat e qeverisë, kryetari bashkisë z. Llatja thotë se “veç angazhimit tonë maksimal, dhe punës intensive të strukturave bashkiake, nuk na ka munguar kurrë mbështetja e kryeministrit Rama, pasi turizmi shihet sot si burim të ardhurash, aq më tepër kur Elbasani, ka marrë një zhvillim të paparë në infrastrukturë, është më i pastër, më i jetueshëm, më i lakmueshëm, më i kërkueshëm për investime, ku nuk mungojnë turistët e shumtë vendas, por kryesisht ata  të huaj”. Rizgjimin e turizmit në Elbasan, e tregojnë fare mirë statistikat mujore dhe vjetore, të mbërritjes së vizitorëve nga e gjithë bota, akomodimi i tyre në hotele dhe bujtina familjare, rritja dhe fuqizimi i biznesit vendas, rritja e prodhimeve tradicionale ushqimore dhe blegtorale, duke krijuar një klimë të shkëlqyer bashkëpunimi institucional mes bashkisë dhe qytetareve.

Next Post
Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja në Itali përplaset nga makina, humb jetën

Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja në Itali përplaset nga makina, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In