Nga Pëllumb Kulla
Ja këtu, pas shtatëdhjetepesë vjetësh! Unë nuk përfaqësoj Mid’hat Frashërin, megjithëse jam pakëz nacionalist.
Bile edhe profesorët e njohur të historisë nuk përfaqësojnë Enverin, megjithëse janë tepër-tepër enveristë!
Profesorët janë shumë të angazhuar me apelet që u bëjnë njerëzve për t‘u mbledhur në mbrojtje të Luftës Nacionalçlirimtare. Nuk e kanë të zorshme. Në mbrojtje të saj bashkohem edhe unë, dhe ma do mendja bashkohen të gjithë, pasi në vetvete, për një komb nuk ka kauzë më të shenjtë se sa lufta për çlirim. Dëshmorët e luftës kundër okupatorit kanë nderimin e të gjithëve, të bashkëkohësve dhe gjeneratave pasardhëse.
Por historianët tanë të mbijetuar të erës enveriste bëjnë shejtan budallain, ngaqë ata prapa luftës Nacionalçlirimtare fshehin temat përvëluese të dekadave, që morën udhë me fundin e atij nëntori. Ata janë shkencëtarë të lidhur këmbë e duar nga veprat që i bënë me titujt e profesorëve dhe doktorëve. Me këtë duarlidhje ata nuk do të duan ta prekin as Luftën e Klasave, as rrethimin e plotë të ishullit arbëror me njëzetepesë fije telash me gjemba, as prapambetjen e vendit, si më i fundit vagon i trenit europian, as mungesën totale të lirive, as bjerrjen morale, jetët e përmbytura nga pabesitë, përgjimet dhe spiunimet.
Mbase jam larg ofiçinës së tyre, por nuk e kam parë të qasen te lufta e gjatë me mullinjtë e erës, dua të them, me “armiqtë” në arte, ushtri dhe ekonomi. Ata e ndjejnë që lufta për çlirim është e vetmja temë që i nderon dhe atë e shohin ngushtë, pa nëntemat e saj të shumta me çështje kombëtare, me varësitë nga Kominterni dhe komunistët fqinjë e shumë e shumë nëntema të tjera. Edhe vetë luftën për çlirim ata e vlerësojnë siç i takon ta vlerësonin, por sillen si kali në lëmë rreth figurës së Enver Hoxhës dhe mbyllin sytë mbi shëmtinë historike të shfarrosjes së tërë komandantëve të Luftës Nacionalçlirimtare nga dora e kryekomandantit të tyre paranojak (shih foton më poshtë!). Historianët tanë nuk ndryshojnë aspak nga mjëri tjetri teksa nuk thonë asgjë të re. Unë nuk e kam përjetuar kohën e pushtimit dhe luftën.
Dhe as pretendoj të bëj historianin. Nuk kam as qasjen komode në dokumenta dhe e pranoj se nuk më mbetet veç të elaboroj faktet që më jep historia e PPSh dhe librat e zotërinjve historianë, shumica e të cilëve gjithashtu nuk e njohin pushtimin dhe luftën në vetën e parë, por shohin në mënyrë selektive dokumentat që mbështesin tezat e tyre të titujve shkencorë. Ca më keq, kur ata u drejtohen shënimeve të Enverit dhe besojnë manipulimet dhe mashtrimet e tij historike derdhur në tërë ato volume, që janë materialisht më të pasura për komedianët, se për historianët.
Kësisoj në këto shënime unë nuk do jap shpjegime se nuk e kam lartësinë e duhur. Por do t’i kërkoj ca shpjegime, me shpresën se tërthorazi do të m’i japin zotërinjtë që po përmend. Zotërinj historianë, lufta në Shqipëri që filloi në shkallë të gjerë në vitin e fundit pas pesë vitesh pushtim, ishte një luftë në favor të Çlirimit apo në favor të Pasçlirimit? Mukja që u nis me qëllimin e mirë për të bashkuar forcat kundër okupatorit, a nuk ishte e gabuar që në nisje, pasi Balli ditën e parë të Mukjes ishte po aq tradhëtar, saç ishte dhe pas një jave, kur u shkye marrëveshja?
Mos Enveri dhe tutorët e tij të përtej kufijve u vonuan shtatë ditë për diagnostikimin e nacionalistëve të M. Frashërit? Mid’hat Frashëri vetë ishte antikomunist i deklaruar… Mos ndofta vlerësimi i tij historik si armik i shqiptarëve nga ana juaj, bëhet ngaqë ishte armik i komunistëve?! Shumë njerëz e njohin prejardhjen time dhe e dijnë që në familjen e ngushtë, dhe në një rreth pak më të gjerë, kam pesë njerëz të ekzekutuar nga komunistët. Kanë kaluar shumë dekada dhe pas të dënuarve tanë kanë vdekur dhe ekzekutorët e tyre.
Pas një hetimi jo të plotë, anoj subjektivisht në mendimin se njerëzit e mi të ekzekutuar kanë qenë të pafajshëm. Gjithsesi, nuk kam parë as te vetja, as te të afërmit, kurrfarë ndjenje tjetër, veç keqardhjes. Nevojat e kthesave marramendëse tranzicionale kanë bërë që ata të kenë marrë edhe pafajësinë! E kanë marrë bile edhe pa një rigjykim të bëmave të tyre, të mira apo të këqia! Dhe bile, edhe janë dëmshpërblyer! E pranoj që është grotesk i pastër. Por a do të ketë mundësi që të mos trazohen më nga historianët tanë me emra autoritarë? Dhe me që delegatët e dy palëve në Mukje, ballistë, komunistë shqiptarë por edhe të fortinteresuarit jugosllavë, kanë vdekur që të tërë, a nuk do të ishte mirë që të lihen të qetë edhe ata, tok me fajet, gabimet, apo edhe krimet e tyre?
Apo ndoshta ju, të nderuar historianë, nuk gjeni sa duhet beteja shumëditore, të ashpra e të përgjakshme me nazistët, aty ku nazistët deshën të qëndronin dhe luftëtarët tanë i dëbuan, që ju ato beteja t’i përshkruani? Dhe shtrëngoheni tani të vërtiteni rreth Mukjes, kuislingëve, dhe armiqve tërësisht shqiptarë të Enverit?
A nuk po rrëshqisni vetë në luftë civile, në atë që ju e kundërshtoni me forcë, me ashk televiziv dhe artikuj të zjarrtë? Është botërisht e pranuar se Enveri me repartet partizane, i mundi me meritë forcat kundërshtare për pushtet, dhe se gjermanët, në një farë mënyre, na ndihmuan mjaft për çlirimin e Shqipërisë. Dhe tani për këtë luftën tuaj civile, që po zhvilloni këtu e shtatëdhjetepesë vjet, a nuk do të gjendet një burrë i shquar, vizionar, që juve t’ju thotë “zjarr ndalo!”
Sipas një botimi në DITA, kohë më parë
Kushdo qe e quan vehten shqiptar , qe e do me shpirt e zemer ate vend , duhet ti therrasi mendjes,… sa s’eshte akoma shume von….!!!
— Ne se vazhdohet akoma me kete lloje fryme VET-HELMUSE, VETE-MBYTESE, VETE-ASGJESUESE, ne se nuk SHIKOHET PERPARA, ne se nuk RIVLERESOHEN E MEREN MASA SERIOZE PER SITUATAT QE DO TE DIKTOJE E ARDHMJA , ne se nuk hecet KETEJ E TUTJE ME MOTON NJE KOMB, NJE QENDRIM….. , DIHET..!! Shqiperia ne nje te ardhme jo shume te larget, rrezikohet te shkoje DREJT SHPERBERJES se PLOT, pse jo, drejt ”SHPREHJES GJEOGRAFIKE” te Bismarkut….\
— Fqinjet jugore dhe veriore te trevave shiptare, mbeshtetur tek qarqe te caktuara , kane platforma afatgjata teper te MIRE organizuara. NE THELB, KANE MBETUR AKOMA ARMIQESOR E TE RREZIKSHEM. [ NJERI, ne menyre absurde , ka 80 vjet qe mban LIGJIN E LUFTES, PRETENDIMET TERITORJALE, Punon e NDERHYN TINEZISH NE PUNET E BRENDESHME. Tjetri,– NUK NJEH PAVARSINE E KOSOVES, RIARMATOSTET PER REVANSH.] Kam bindjen se ata , ne menyre te heshtur e graduale kane perparuar dukshem , jo pak ne planet e tyre. Ne keto kushte , e ARDHMJA e Shqiperise kerkon , MIR-KUPTIM, PAJTIM, BASHKIM , se pari nder vedi , dhe pastaj me strukturat integruse nderkombtare.
— E ardhmja Shqiperis , lidhet ngushte edhe me fatin ruajtjes e te mbrojties Kulturave e te vlerave Historike, me qendrimet ndaj etapave te saj , ndaj herojve e te reneve, ndaj figurave kryesore. Cdo cenim, mohim apo ekzagjerim ceenon, demton interesat kombtare.
—- LUFTA NCL [pa varesisht nga kontestimet], duhet vleresuar si epopeja historike me e lavdishme e kombit , brenda e jasht kufijve te Shqiperis… Kete e ka vertetuar historija [Rilindasit] ,.. dhe e dikton e ARDHMJA E BREZAVE . AJO, duhet tu mbetet brezave SI E VETMJA NGJARJE MADHORE DINJITOZE nga Shqiperia E KOHEVE MODERNE , si nje burim frymezimi e mobilizimi PER TI DALE ZOT VENDIT. PRA,…Njohja , ngritja dhe nderimi ne kompleks I vlerave te asaj lufte, ESHTE NE INTERES , DHE NE TE MIREN E TE GJITHA PALEVE , dhe E TE GJITHE SHQIPTAREVE.
— Eshte fatkeqesi, qe akoma mbas gati 3 dekadash ,..BOTA AKADEMIKE SHQIPTARE NUK KA ARRITUR TE KRIJOI NJE MENDIM TE QARTE , TE PERBASHKET DHE MBARE KOMBETAR per LANC, per te RENET DHE FIGURAT E SAJ … Brezi I luftes dhe gjakut per liri gati eshte larguar plotesisht. Bresi i z. KULLA [I cili I shpre shume drejt disa shqetsime] dhe I ne te tjereve eshte aty afer. A mendohet , cfar rruge e mesazhe te qendrushme po u pergatisim brezave qe do te VIJOJNE ..!!
—-PRANDAJ..!!–Te krijohej fryma mirkuptuse , rivleresuse dhe e nje ndjese reciproke, e te dy kraheve te luftes . KJO, duhet te quhej PERIUDHA E KONSENSUSIT DHE PAJTIMIT HISTORIK , si kerkese e domosdoshmeri, dhe nevoje historike e ardhmerise se brezave te kombit shqiptar.
—- GJITHASHTU, KJO KERKON NJOHJEN DHE RESPEKTIMIN E PERBASHKET TE VLERAVE TE LUFTES NAC-CL , TE HEROJVE E DESHMOREVE TE LIRIS DHE DREJTUSEVE TE TYRE ,
—-Pra, duhet TE BIEN NE NJE KONSENSUS TE PERGJITHSHEM HISTORIK , MBARE KOMBRTAR . Pas kesaj , nuk duhet lejuar me ligj qe ne shkollat e te gjitha niveleve, ne institucione shtetrore e komunikimet zyrtare , diplomatike …etj…te kete mosperputhje me cka eshe vendos me konsensus mbare kombetar. DUHEN MIRE PERCAKTUAR PIKETAT ;- NJE KOMB , NJE QENDRIM…!! —- Gjithashtu, duhet bere e qarte ME LIGJ, , CFAR PERFSHIN TRADHETIA NDAJ ATDHEUT, DHE INTERESAVE TE KOMBIT NE TERESI. . Duhet te behet e qarte qe toleranca ne kete drejtim duhet te jete zero. LOJRAT QE CENOJNE RENDE INTERESAT E ATDHEUT NUK DUHEN LEJUAR, [TOLERUAR]..
—- Per te arritu kete , per hire te interesave madhore, secila pale, te pranoje apo te heqe disa ”qime” qofte dhe ‘’copa’’ nga vetja .
—- Psh , kur pashe [ne diten e rivarrimit te eshtrave te Mitat Frasherit] , NJE MONTIM ne kopertinen e GAZETES DITA me simbolikat e EDI RAMES,.. [ksula e veriut me shkobonjen ne balle, shallin e kuq , dhe yllin me 5 cepa ne gjoks ] thashe; … JA, KESHTU DUHET TI KISHIN FILLUAR NDRYSHIMET PLURALISTE E BASHKE QEVERISESE TE SHQIPERIS [ nese… su be pas vitit 1945,] TE PAKTEN…,, PAS VITEVE 1990, . Jane shume arsye te brendeshme e te jashtme pse su be….. POR….ketej e tutje te koregjohet cka nuk u be.
— MENDOJ…,Historjanet duhet ta trajtojne ‘’Kolaboracionizmin SHQIPTAR’’ te viteve te luftes, si nje ‘’ LLOJE I VECANTE’’ ne hapsiren evropjane, I diktuar nga rrethanat dhe padrejtesite historike . Ne nje Shqiperi mbi 80 % analfabete , ku mjetete e informimit publik mungonin, ose manipulonin me me lehtesi , populli i thjeshte si dhe ata pak kuadro drejtues te rangut te ulet ,, te nxitur nga ndjenjat nacionaliste per ‘’Shqiperine Etnike,’’ jane joshur e genjyer fare lehte . Kjo kategori naconaliste [qe do ta quaja idealise ] , duhet te ish reabilituar gradualisht menjehere mbas lufte , dhe jo per 50 vjet ti neneshtrohej etiketimit, diskriminimit ekstrem. Ne radhe te pare, dhe jo vetem kesaj pjese, [kateegorije] duhet te kerkojne falje kreret kryesore te ballit dhe legalitetit, te cilet orjentuan , futen popullin ne ate rruge , dhe vete u larguan me pushtusin, u perdor per interest e politikes se kohes SI MISH PER TOP , OSE SI LIMONE TE SHTRYDHUR. ….[ [Te pakten sot , ta bejne trashegimtaret e tyre politik]
— UDHEHEQIA E LUFTES NGA KOMUNISTET .., mund te ISHTE NJE RASTESI . NDERSA , TE LUFTOJE OKUPATORIN, TE RRESHTOHESHE NE KRAHUN E KOALICIONIT ME TE MADH NDERKOMBETAR, ISHTE DOMOSDOSHMERI ….Ata , qe nuk harriten ta kuptonin e benin kete, mbajne pergjegjesine historike [per ate kohe].
— DO TE ISHTE NJE AKT HISTORIK qe 75 vjetori clirimit te Atdheut, te festohej i perbashket nga te DY KRAHET, sa jane akoma gjallle nje pjese e njerzve dhe figurave te njohura te asaj periudhe . POR,…POR…Kete mund ta bejne , arrijne intelektuale e politikane te shendetshem DHE BURRA SHTETI; , me zemer e bote te gjere, atdhetare e patriot, idealistet e vizionaret largpames..PER TE ARDHMEN E KOMBIT SHQIIPTAR…………!!!
…..TE SHPRESOJME , qe do e arrihet, O i nderuari Pellumb Kulla…!!
— Pershendetje – Tomor Voda –NY- USA