• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikualifikohet zona e Selitës, Veliaj: Buxheti i 2017-s rritje 10%, më shumë investime

by Java News
16/12/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin urban e një blloku tjetër pallatesh në zonën e Selitës, çka do të përmirësojë jetesën e mijërave banorëve që jetojnë aty. Punimet u  inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko dhe administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kila. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim është një premtim i mbajtur, duke theksuar se nuk  ka mënyrë më të mirë për të uruar Vitin e Ri për banorët e zonës se sa me një investim të ri, i  cili ka 30 vite që pritej nga qytetarët.

“Ky është një prej 100 kantiereve të Tiranës. Ne e mbajmë fjalën! Ky është blloku i 50-të i banimit që po fillojmë këtë vit dhe që do të mbarojë patjetër vitin tjetër. Dua të garantoj të  gjithë qytetarët që do të maksimizojmë buxhetin e Bashkisë së Tiranës edhe këtë vit. Në 2016-ën kemi pasur realisht buxhetin më të madh ndonjëherë të Bashkisë së Tiranës, por ai i vitit tjetër është akoma edhe më i madh”, tha ai.

Veliaj u shpreh se buxheti i vitit 2017 do të  shënojë një rritje me 10%, që përkthehet në më shumë investime për qytetarët. Ai tha se falë  investimeve që po realizohen, kësaj zone do t’i rritet edhe vlera e pronës. “Parashikimi ynë është që kjo zonë të jetë një zonë totalisht urbane në të ardhmen. Një pjesë  e urbanizimit ka ardhur me rrugën dhe autostradën që kalon këtu, e sigurisht edhe me  ndërtimet e reja. Tirana është një qytet që rritet dhe e vetmja mënyrë se si mund t’i paraprijmë këtyre prurjeve demografike, është që të mendojmë që tani për infrastrukturën, që  teksa Tirana vazhdon e rritet, të kemi të gjithë infrastrukturën e nevojshme, siç është kjo  rrugë, kanalizmet e ujrave të bardha, të ujrave të zeza, ndriçimi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë buxhetin në ditët e fundit të  dhjetorit, si dhe do të dikutojë edhe Planin e ri Urbanistik.

“Të dyja janë lajme të mira;  buxheti është 10% më i madh, ndërkohë që nuk do të rrisim asnjë taksë, as për biznesin, as  për familjet. Parimi është që të menaxhojmë qytetin si një amvisë, ku të gjitha qindarkat  shfrytëzohen për të bërë maksimumin me mundësitë që kemi. Mezi pres që Këshilli Bashkiak  të miratojë buxhetin e ri, e sigurisht edhe Planin e ri Urbanistik që i hap rrugë zhvillimit,  urbanizimit dhe sistemimit të të gjithë nevojave që ka pasur zona në këto vite”, theksoi  Veliaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se ky investim ishte i paimagjinueshëm më parë,  ndërsa falë punës së Bashkisë së Tiranës, e gjithë kjo zonë i bashkohet kryeqytetit, duke  shënuar edhe një tjetër premtim të mbajtur.

“Mendoj se ky është një investim, i cili për të  gjithë banorët e zonës është në kufijtë ëndrrës dhe një pjesë nuk e besonin deri në momentin që filloi. Bashkë me pjesën tjetër të Selitës, mund të thuhet që përfundimisht e gjitha kjo zonë  po i bashkohet kryeqytetit. Po ndodh ajo që është thënë gjatë fushatës elektorale: që kjo pjesë, e cila konsiderohej disa qindra metra larg qendrës së Tiranës, sot do të bëhet dhe po bëhet një  nga pjesët më moderne të infrastrukturës së Tiranës”, tha Majko.

Rikualifikimi urban i këtij blloku përfshin rikonstruksionin e rrugëve të bllokut të kufizuar nga Rr. “Hamdi Pepa”, Rr. “Ilia Dilo Sheperi”, Rr. “Visarion Xhuvani”, Rr. “Leka i Madh”, duke përfshirë një sipërfaqe prej 21,2 ha. Ndërhyrja parashikon asfaltimin dhe ndërtimin e  rrugëve të reja, pajisjen me ndriçim, gjelbërim dhe ndërtimin e punimeve rrethuese, duke e  shndërruar totalisht si zonë, ç’ka pritet të përmirësojë jo vetëm jetesën e banorëve të kësaj  zone, por edhe të rrisë vlerën e pronës. /ma.me

veliaj2

 

veliaj3

 

veliaj1

 

veliaj

 

Next Post
LETRA/ Xhafaj replikon me Llallën: Reforma nuk e bllokon Prokurorinë

Vettingu/ Xhafa: Kushtetuesja t'i qëndrojë korrekte opinionit të Venecias, gjyqtarët të ruajnë integritetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In