• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikualifikohet blloku i pallateve në Lagjen 14, Veliaj: Standard i njëjtë si në qendër, edhe në periferi

by Java News
11/03/2024 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në bllokun e pallateve në Lagjen 14 në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “3Dëshmorët”, “Rexhep Shala” dhe “Joklin Persi”. Ky investim i rëndësishëm për zonën ka për qëllim lehtësimin e aksesit me rrugët e tjera të qytetit për banorët e saj. Veliaj falenderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për realizimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës.

“Ky do të jetë mandati i lagjeve si lagjia e Astirit, për t’u siguruar që kemi një standard të njëjtë nga periferia e Tiranës, deri në qendër të saj. Fakti që këtu ka sipërmarrje, ka jetë dhe përbëhet nga një mozaik me qytetarë nga e gjithë Shqipëria, e bën këtë një nga lagjet më të rëndësishme. Para se të fillojmë me kantieret e shkollës, kemi aplikuar një regjim të punëve ku nuk i hapim të gjitha kantieret përnjëherë. Vetëm në këtë kantier janë 5.5 hektarë, shumë rrugë lidhëse. Rruga “Tre Dëshmorët” e dimë që është damari kryesor i Astirit të brendshëm, si një paralele me autostradën. Tani ka ardhur koha që teksa po përfundon segmenti i fundit i autostradës, ne të fillojmë edhe me të gjitha blloqet e tjera. Do aplikojmë një sistem domino, praktikisht mbaron një bllok, fillon një bllok tjetër e kështu me radhë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se me të mbaruar rikualifikimi i këtij blloku banimi, do nisë puna edhe në blloqet e tjera të pallateve. Veliaj dha disa detaje teknike sa i përket ndryshimeve në këtë hapësirë. “Ku të mbarojë ky bllok në fund të marsit, do kemi përfunduar shtresat asfaltike, shtresat e gomuara për korsitë e biçikletave dhe zonat pedonale, po ashtu do kemi integruar parqet xhep brenda pallateve. Po të shikosh, edhe kur ka pasur një mungesë të ndërhyrjes që nga koha e ish-komunës, qytetarët janë kujdesur të ketë gjelbërim dhe përkujdesje të territorit. Ndonjëherë organizimi qytetar është edhe më i rëndësishëm se organizimi bashkiak dhe shtetëror. Sigurisht, kur bëhen të gjithë bashkë, bashkimi sjell një fuqi të jashtëzakonshme. Ftesa për të gjithë qytetarët është, sidomos në fund të muajit, pasi të mbarojnë shirat, që të largojnë makinat nga parkingjet që të punojnë mjetet e rënda, sidomos ato asfaltike, rulat dhe shtruesit, që të mbarojmë në kohë rekord. Kemi përgatitur edhe hapësira të përbashkëta parkimi për ato pallate që nuk kanë një parkim nëntokësor”, u shpreh ai.

Në fund, kreu i bashkisë tha se shumë shpejt do nisë ndëritmi i dy shkollave të reja, me kapacitet të lartë, duke iu përshtatur kështu kërkesës së banorëve të zonës.

“Do fillojmë menjëherë me dy shkollat që janë te rruga “3 Dëshmorët”, pastaj me anën tjetër të Lanës, që të sigurohemi me dy shkolla në secilën anë. Ato duhet jo vetëm të përmbushin kërkesat aktuale, por të përgatitemi për 20-30 vitet e ardhshme, duke pasur parasysh që lagjia po vazhdon të rritet. Këtu jemi në kufirin midis zonës urbane dhe fillimit të zonës periferike ose rurale, probabiliteti është i lartë që është vetëm çështje kohe derisa Astiri, Misto Mame dhe Kombinati të jenë të gjitha të urbanizuara. Është shumë e rëndësishme që t’i bëjmë shkollat me një kapacitet shumë të lartë, që pastaj kur të vijë momenti të kemi të planifikuara klasa për fëmijët që do të lindin dhe të tjetër që do të shtohen në lagje”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Rritet numri i investitorëve të huaj në tregun kinez

Rritet numri i investitorëve të huaj në tregun kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In