• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikualifikohet blloku i banimit pranë Ambasadës Amerikane, Veliaj: Në 3 vite, Tirana ka ecur me të pestin!

by Java News
11/06/2018 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse shumë afër qendrës, blloku i banimit që kufizohet nga rrugët “Stavro Vinjau”, “Qamil Guranjaku” dhe “Pjetër Budi” në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 vitesh. Banorëve u është dashur të bashkëjetonin me baltën në dimër, pluhurin në verë dhe zaptimin e pronës së përbashkët.

Sot, tre vjet nga ardhja e administratës së re në krye Bashkinë e Tiranës, lagja me sipërfaqe 24 mijë m2, është transformuar plotësisht, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet rekreative dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut dhe theksoi se ndryshimi i lagjes do t’i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve.

“Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidaritet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët”, u shpreh Veliaj.

Ai lajmëroi se puna për transformimin e kësaj lagje do të vijojë edhe me disa blloqe të tjera banimi, që shtrihen përgjatë rrugës së “Elbasanit” dhe Rr. “Pjetër Budi”. Ndërkaq, paralelisht do të vijojë rikonstruksioni i fasadave të pallateve. “Do të vazhdojmë edhe në lagjen tjetër, që është investim akoma më i madh, nga Rr. “Budi”, shkolla “Labinoti” dhe gjithë blloku i kësaj mëhalle. Njësia 2 është e madhe në popullsi sa ndoshta qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë. Pra, nëse do të kishte një qytet të dytë mbas Tiranës do të ishte Njësia 2 dhe Njësia 5. Ndaj meriton që të dalë në dritë!”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin që treguan banorët e zonës, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti sipas standardeve. “Shpreh mirënjohjen për banorët e këtushëm. Ka qenë një lagje model edhe në bashkëpunimin që kemi pasur. Të gjitha kthinat, xhepat e lagjes nuk kanë qenë kështu. Disa kanë qenë të uzurpuara, me pak dalje, me territore të zëna. Fakti që secili la diçka për të mirën e përbashkët do të thotë që sot në Tiranë kemi arritur një nivel tjetër qytetarie, që nuk e kishim tre vite më parë. Njerëzit dhanë vullnetarisht diçka, që gjithë komuniteti të dilte i fituar”, vijoi Veliaj.

Ai shtoi se kur mbeten edhe pak ditë nga 3-vjetori i marrjes së mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qyteti ka pësuar ndryshime të prekshme, konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. “Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë. Fakti që banorët jo vetëm që e presin me entuziazëm, por edhe vetë kontribuojnë, do të thotë që investimi më i madh në këto tre vjet nuk ka qenë llaçi, tullat, asfalti, pemët apo korsitë, por mentaliteti. Kjo është ndoshta historia më e madhe e suksesit të këtyre tre viteve punë në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu mirënjohje për Bashkinë e Tiranës për punën, duke i dhënë pamjen e duhur një lagje të lënë në harresë. Ajo vlerësoi faktin që Bashkia e Tiranës po punon në të gjithë territorin e saj, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi. /ma.me

Next Post
Fëmija i sëmurë rëndë 4 ditë i bllokuar nga bora, me helikopter drejt Tiranës

Bulqizë/ 4-vjeçari piu helm pa dashje, niset me helikopter drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com