• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikualifikimi i qendrës së Krujës Gjermeni: Përfitojnë 17 mijë banorë

by A R
27/08/2016 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Krujës shumë shpejt do të jetë një qendër të rikualifikuar si dhe një rrugë hyrëse për në qytet të rikonstruktuar, falë financimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016, me vlerë 366 milion e 281 milion lekë dhe prej tij përfitojnë mbi 17 mijë banorë të Krujës.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni,  ka parë nga afër punimet që po kryhen, ku ka thënë se përmes këtij projekti përfitojnë 17 mijë banorë si dhe mijëra turistë që e vizitojnë Krujën historike.

“Një projekt ambicioz dhe multifunksional që do t’i shërbejë shumë mirë qytetarëve të Krujës dhe turistëve që vijnë këtu. Parkimi nëntokësor, rregullimi i rrugës hyrëse dhe krijimi i hapësirave me ndriçim dhe gjelbërim do e bëjnë këtë qytet me tërheqës për qytetarët. Kruja e meriton këtë investim për vetë vlerat historike dhe kulturore që ka dhe mua më vjen mirë që Qeveria Rama e ka mbështetur vazhdimisht këtë bashki.Sërish Rilindja Urbane dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të mbështesin të gjitha bashkitë që kanë projekte konkuruese dhe me impakt social dhe ekonomik në jetën e qytetarëve”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Kryebashkiaku Bushi tha se, projekti synon mes të tjerash edhe përmirësimi e situatës ekzistuese të qarkullimit rrugor dhe mundësinë e posteve të parkimit për zonën.

Për dy thirrjet e para të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016 janë miratuar 84 projekte, një prej të cilave është edhe rikualifikimi i qendrës dhe zgjerimi i rrugës hyrëse të qytetit të Krujës.

Kruja është një prej 26 bashkive të mbështetura financiarisht nga Qeveria për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor dhe shumë shpejt ky plan pritet të përfundojë. Ndërkohë, Gjermeni ka inspektuar edhe punën që po bëhet për rikonstruksionin e banesave për 37 familje të komunitetit Rom dhe atij Egjyptian falë projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban.

21 milion e 300 mijë lekë është fondi i akorduar nga MZHU për këtë projekt, i cili pritet të përfundojë në fund të muajit Shtator.

Ministrja ka kërkuar nga firma që po zbaton projektin respektim të afateve dhe në veçanti, cilësi në punime, për t’i dorëzuar familjeve rome banesa me standarde në funksion të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.Për vitin 2016, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për strehimin është 590 milionë lekë. Sa i takon projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom dhe Egjyptian, për këtë vit pritet të përfitojnë 187 familje rome dhe egjyptiane, në disa rrethe të vendit, me vlerë investimi 107 milionë lekë. Aktualisht, po zbatohen 10 projekte në 10 bashki: Krujë, Lushnje, Vlorë, Roskovec, Elbasan, Shkodër, Rrogozhinë, Belsh, Divjakë, dhe Këlcyrë. /r.a

Next Post
Si duhet të silleni në takimin e parë

Si duhet të silleni në takimin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In