Pas vendimit nga Komiteti Teknik sot u rikthyen në shkollë të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi shkruan se fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet.
“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik.
Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet. Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë” mbyllet postimi.
Muaji prill shënoi një ulje drastike të raste me COVID, por edhe fataliteteve./ b.h