• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikthimi në punë/ Standardet që duhet të plotësojnë bizneset për garantimin e sigurisë

by Java News
06/05/2020 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja graduale për kthimin në normalitetin e ri do të kërkojë plotësimin përveç protokolleve të vendosura nga autoritetet shëndetësore lokale edhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit bëri me dije se tashmë ky është një fokus krejt i ri dhe i zgjeruar me elementë që i përshtaten situatës së COVID-19. Por çfarë synojnë këto standarde që kanë në fokus jo vetëm aspektin e mbajtjes pastër të mjediseve por edhe kujdesit mendor të punonjësve në një kohë kur pasiguria për atë çka e rrethon mund të jetë e madhe?

“Mbajtja e sigurt dhe e shëndetshme e vendit të punës është e rëndësishme në çdo kohë, por veçanërisht edhe më shumë në raste si kjo situatë që po kalojmë apo të tjera të ngjashme si kjo. Organizatat Europiane e ndërkombëtare të standardizimit si CEN, CENELEC dhe ISO e IEC janë pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në këto situate, me standarde e udhëzime konkrete.

E gjithë ecuria e punës është hedhur me kokë poshtë, në një farë mënyre në këtë situatë Covid-19, dhe sfidat kryesore në luftën kundër përhapjes së tij është menaxhimi i sigurisë dhe mbrojtjes në punë. Kjo vlen si për ata që janë në gjendje të vazhdojnë të punojnë, ashtu edhe për ata që do të duhet të përgatiten për një ri-kthim eventual në punë.

Tema e Ditës Botërore të këtij viti për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është “Stop pandemisë: Siguria dhe shëndeti në punë shpëtojnë jetë”, e cila njeh shumë sfida, me të cilat përballen bizneset në këtë kohë dhe ngre vetëdijen për rëndësinë e shëndetit efektiv dhe sigurisë në punë.

Standardi ISO 45001 “Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë – Kërkesat me udhëzim për përdorim”, është Standardi i parë dhe i vetëm Ndërkombëtar për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S), që përmban praktikat e miratuara nga e gjithë bota. Ai siguron udhëzime të dobishme dhe një kuadër të zvogëlimit të rreziqeve në punë, mbrojtjen e shëndetit dhe rritjen e sigurisë në punë.

Sidoqoftë, mbajtja e vendit të punës në mënyrë të shëndetshme nuk është i kufizuar në sigurinë fizike dhe mirëqenien. Streset dhe frika se kjo periudhë ka patur ndikim tek të gjithë. Punëtorët kudo mund të preken nga pasiguria mbizotëruese dhe mjedisi i tyre i punës luan një rol jetësor në zvogëlimin e kësaj.

Duke njohur këtë fakt, ISO dhe vendet anëtare të saj po punojnë për hartimin e një standardi plotësues, që adreson problemet e shëndetit psikologjik, shkruan ‘monitor’. Bëhet fjalë për ISO 45003 “Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë – Shëndeti psikologjik dhe siguria në vendin e punës- Udhëzimet” do të japë udhëzime për kërkesat e ISO 45001 në lidhje me menaxhimin e rrisqeve psikologjike dhe sigurisë në kuadër të një sistemi për menaxhimin e sistemit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S)” vlerëson DPS./ monitor

g.kosovari

Next Post
Nga përplasja institucionale tek mungesa e Kushtetutës/ Freedom House nxjerr raportin: Shqipëria rënie në qeverisje demokratike

Nga përplasja institucionale tek mungesa e Kushtetutës/ Freedom House nxjerr raportin: Shqipëria rënie në qeverisje demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In