• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthimi në detyrë, ish-shefi i Interpolit i përgjigjet Ristanit

by Java News
14/09/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rikthimit në detyrë të ish-shefit të Interpol Tiranës, Artan Bajraktarit ka reaguar Partia Demokratike e cila i ka kërkuar prokurorisë hetim të plotë të ngjarjes. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin se me kthimin në punë të Artan Bajraktarit vërtetohet që kërkesa për arrestimin e Mark Frrokut është fshehur nga Tahiri.

Por Bajraktari është përgjigjur përmes letrës së mëposhtme, drejtuar mediave, duke theksuar se akuzat kanë prapavijë politike. Sipas tij, Arben Ristani ka deklaruar fakte të pavërteta.

Reagim në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Z. Arben Ristani;

Marr shkas nga deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Z. Arben Ristani, për të sqaruar akuzat politike, por tërësisht të padrejta ndaj personit tim.

Shpreh jo pak keqardhje, që një përfaqësues i lartë i Partisë kryesore të opozitës të njollosë emrin tim, duke deklaruar në publik fakte tërësisht të pavërteta; duke treguar njëkohësisht mungesë respekti të hapur për vendimet e Gjyqësorit, respektimi i të cilave nuk pranon komente politike.

Është pikërisht nëpërmjet 2 vendimeve të një pas njëshme të gjykatave të shtetit shqiptar, respektivisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës së Apelit të Rethit Gjyqësor Tiranë, që unë jam deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave të ngritura nga Prokuroria.

Thënë me fjalë të tjera, janë po të njejtët vendime gjyqësore të cilët, krahas deklarimit të ndalimit tim si të paligjshëm, pushimit të procedimit penal ndaj meje, garantojnë edhe kthimin tim në pozicionin e mëparshëm të punës.

Kjo do të thotë se përkundër sa deklaron funksionari politik i PD, rikthimi im në detyrë nuk i atribuohet askujt tjetër përveç ligjit dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Karriera ime personale thuajse prej 2 dekadash në Policinë e Shtetit, është pasuria ime më e vyer. Si të tillë, nuk është e arsyeshme dhe as ligjore, që të bëhet objekt i deklaratave për qëllime politike,

Unë jam punonjës i Policisë së Shtetit, dhe punoj për sigurinë e vendit tim.

Politika të bëjë politikë me politikën, jo me punonjësit e Policisë.

Next Post

Fisi Cali: Prenga na plagosi 2 vëllezër. Policia: S'ka dalë ende ekspertiza mjeko-ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In