• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i vizave/ Gjermania kundërshton lëvizjen e lirë për Ballkanin dhe Lindjen

by
29/09/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media europiane, Euobserver ka botuar një artikull mbi mundësinë e rikthimit të vizave në Ballkanin Perëndimor bazuar në dokumentin e brendshëm të BE -së të 27 shtatorit i cili  është prezantuar përpara samitit të BE-Ballkani Perëndimor në 6 tetor në Slloveni.

Sipas artikullit, Franca, Gjermania dhe Italia, Belgjika dhe Republika Ceke kanë shprehur zhgënjim mbi abuzimin e lëvizjes së lirë afatshkurtër, ndaj disa vende të Lindjes dhe Ballkanit Perëndimor.

Në dokument, thuhet, se ka një rritje me më shumë se 50 % të qëndrimeve të jashtëligjshme të aplikantëve për azil dhe kjo ka bërë që rikthimi i vizave të jetë objekt diskutimi në rritje në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Në dokument, Gjermania shënjestroi kryesisht Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ajo gjithashtu fajësoi Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet kryesore problematike për kërkesat e pabazuara të azilit.

Ajo regjistroi rritje në “shkeljet e paautorizuara të qëndrimit” nga Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina – pavarësisht një rënie të përgjithshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Shqetësim për numrin e lartë të kërkesave të pabazuara të azilit nga Shqipëria ka dhe Franca, që citohet të jetë gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë dhe mbetet e kujdesshme ndaj serbëve.

Pika kyçe e artikullit ka të bëjë me alarmin që nge dokumenti i shteteve anëtare të BE-së “Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak të çështjes së kërkesave të azilit nga vendet e treta,  Komisioni Evropian duhet të theksojë se fillimi i mekanizmit të pezullimit të vizave është një opsion i vërtetë,” citohet dokumenti i delegacionit gjerman në artikull.

“Qytetarët nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë lejuar të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë që nga dhjetori 2009. Kjo u pasua në 2010 me Shqipërinë dhe Bosnë dhe Hercegovinën, Moldavinë në 2014, dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në 2017. Udhëtimi pa viza shihet nga Komisioni Evropian si një “arritje e rëndësishme” në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe republikat ish-shteteve sovjetike nën ombrellën e politikës së saj të “Partneritetit Lindor”.

Holanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullimin e lëvizjes së lirë për Shqipërinë. Por kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian.

/b.h

Next Post
Berisha “sfidon” Covidin, puth e përqafon demokratët në Durrës, thirrjet: O Sali, o flori. … Rama ik, Basha ik!

Berisha "sfidon" Covidin, puth e përqafon demokratët në Durrës, thirrjet: O Sali, o flori. ... Rama ik, Basha ik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In