• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rikthimi i tangos treshe (pa llogaritur SPAK-un)

by Skënder Minxhozi
31/07/2023 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Shprehja e vjetër thotë se që të kërcesh tango duhen dy veta. Përkufizimi i shkon sallave të dansit, por në jetën politike të Shqipërisë ka kohë që tangoja partiake luhet treshe. Të paktën që nga janari i vitit 2022, kur demokratët vendosën ta ndajnë me tym e flakë godinën e partisë, stemën e vulën e saj. Nëse e para, ndërtesa, u mor me dhunë nga Berisha, dy të tjerat, stema e vula, do t’i mbeten kryetarit të ri dhe të vjetër Lulzim Basha.

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD zyrtare shënon një zhvillim të pritshëm, që daton kohë më parë se vërdallosjet e Lulit nëpër Shqipëri me bluzat e gjelbëra të Zelenskit, për të predikuar koncepte të vjetra, ide të konsumuara e të shkelura me këmbë prej vetë atij kur ishte shef partie, e që sot tërheqin vëmendjen e pakkujt që sheh lajmet nga kolltuku i shtëpisë.

Në funksion të lojës së forcës brenda opozitës, sot ka pak njerëz që do të vinin bast dy mijë lekë të vjetra, që Basha i rizgjedhur do të përmbyste dot raportin 500 mijë me më pak se 40 mijë që u vendos mes Rithemelimit (plus Partinë e Lirisë) në njërën anë dhe PD zyrtare në anën tjetër. Përqindjet e PD së Alibeajt në 14 maj kanë pasur brenda edhe shijen e keqe që ka lënë tek e djathta humbësi serial Lulzim Basha.

Megjithatë Luli e rimori zyrën dhe do të përpiqet ta mbajë ashtu siç di. Domethënë duke vegjetuar më së shumti, e duke u përpjekur të gjejë ndonjë të çarë mes gjigandit hijerëndë Rama të lodhur nga pushteti, e dyshes së përjetshme plot rrudha e halle personale Berisha-Meta. Kjo tango e habitshme trepalëshe do tw ushqejw kwtej e tutje fabulwn politike tw vendit. Me sytw nga dera e SPAK!

Lulzim Basha nuk ka ikur realisht asnjëherë nga posti i kryetarit të partisë. Kur ka lënë me një deklaratë televizive PD, në mesin e sherrit me Berishën, ai ka qenë de facto sërish shefi i partisë pasi dorëheqja nuk ishte depozituar në gjykatë.

Ashtu si largimi, edhe rizgjedhja e para pak orëve ka qenë formale. Në garë me një kundërshtar krejt të panjohur, ai krijoi një korsi të shpejtë afrimi drejt zyrës së kryetarit të PD zyrtare, por në ndryshim nga momenti i vetëpezullimit, po e gjen PD me 37 mijë votues (në zgjedhjet e 14 majit), në vend të 622 mijë votave që Partia Demokratike mori dy vjet më parë, në zgjedhjet parlamentare. Përtej faktit që ai mund të mburret nga mëngjesi në darkë me stemën dhe vulën zyrtare të partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, pesha e tij reale sot në politikë është ajo e shifrës së parë, jo e të dytës.

Por Basha ka provuar edhe në të shkuarën se di ta përtypë me qetësi qenien i dyti, madje dhe i treti. Njëra ndër kritikat më të forta dhe të drejta që i janë adresuar, është ajo e të qenit një numër dy i përjetshëm, jo një luftëtar ambicioz për vendin e parë në garë.

Megjithatë, për Bashën, ashtu si për Ramën, Berishën apo Metën, shtatori i këtij viti ka një pamje më të mistershme sesa sezonet e tjera vjeshtore të politikës. Në fushë ka hyrë me të drejta të plota SPAK, elefanti i vërtetë në mes të dhomës. Dhe Luli, ashtu si të tjerët, duhet të mësohen me këtë aktor të ri dhe të paparashikueshëm.

Të qenët në opozitë nuk është ndonjë garanci kushedi se çfarë, sepse edhe ai, si një politikan tashmë tre herë ministër, kryetar bashkie i Tiranës dhe shef i opozitës për tetë vjet, ka “skeletet” e tij në dollap.

Lulzim Basha gjen një zyrë të ndryshuar të kryetarit të PD zyrtare. Shumë më modeste, larg godinës së SHQUP-it dhe që përballet sot me shumë të panjohura.

Megjithatë më mirë në rreshtin e parë të politikës sesa varavingo mes Shqipërisë, Holandës apo ndonjë destinacioni të mërzitshëm pushimesh. Nuk e ka moshën për pension. Por as ambicjen për kryeministër. Tamam një figurë plotësuese, nga ato që i duhen tani Ramës dhe Berishës.

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Nevoja për njerëz të ndershëm në qeverisje

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Shyqyr që u kujtove të shkruash përseri o Minxhoz, sepse ke qysh më 25 korrik që ke stopuar…….
    Sinqerisht, pritshmëria për artikujt t’uaj është e lartë.
    Në lidhje me shkrimin e mësipërm, kjo puna e Luli Bashës (Sipas Juri Kim-it), më kujton rekuizitën private te uniformave ushtarake, që ka Artan Lame në shtëpi.
    Luli, ndaç uniformë kapteri, ndaç koloneli apo ndaç gjenerali, po ai Lul (ushkur) ngelet, një njeri pa formë, pa ide, pa bosht, pa shtyllë kurrizore, është si domatja e cila, që të bëjë përpjetë, do një hù në bythë…..

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In