• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i “sirenave” të 2019 në opozitë: A do të pendohen sërish?!

by Ylli Pata
02/10/2025 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Ka disa ditë që në mjedisin politik të opozitës janë rikthyer “sirenave” që po gumëzhijnë sinjalin e njohur për bojkot, përplasje, braktisje, përkatsisht mos dalje në zgjedhjet vendore të nëntorit, që sapodekretoi presidenti i Republikës. 

Jo vetëm nga autorët e kësaj teze, por thjeshte mënyra e rikthimit të saj, nuk duket gjë tjetër veçse supa e vjetër e përplasjes civile që u ruajt në frigorifer, po nxirrte sërish për tu ringrohur. 

Kush ka ndjekur këtë diskurs përpara vitit 2019, e mban mend se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, apo një akt politik i papritur siç “di t’i bëj Lul Basha, surprise (kur shkarkoi doktorin)”. 

Më shumë se një vit rresht në panelet e darkës u thelluan gjatë, gjerë, por edhe thellë, tezat e revolucionit, arsyet e shpërthimit të tij, mjetet që do të përdoren dhe objektivat që do të arrihet. 

Diskutimet e nipave postpellazgjikë të komandatit Che, ishin aq të detajuara sa nuk u harruar edhe përmendja e arsenalit të armëve, risjellja e vitit 1997, apo një romantikë e shtuar për armët artizanale të sulmit. Ku mund të përmendet pa asnjë drojë vepra që fliste për dashurinë për “bombën Molotov”. Poetja e njohur që mbushi popullin e 2 marsit me emocionet e spërkatur me benzinë sot nuk është aktive në politikë, por vepra mbetet ama. 

Vetëm ka një gjë këtu, pasi për të gjithë atë lojë që e nisën sirenat, e urdhëroi doktori me presidentin, u fajësuan vetëm dy veta: Luli me Monikën. Por kjo e fundit i ra mohit dhe faji i mbeti Lulit. Të gjithë të tjerët, që nga circet e sirenat bëjnë sikur s’dijnë gjë. Të gjithë i bijnë mohit. Ka shumë gjasa që këtë të bëjnë edhe kur, pasi të thellohet hendeku politik në një bojkot eventual. Të thonë që fajin e ka luli i radhës. 

Bojkoti, politikisht nuk ka sens në një sistem ku zgjedhjet janë pjesë e lojës dhe sistemit politik. Në çdo vend të botës, një parti braktis garën përpara se parashikon manipulimin. Kur ndodh e denoncon aktin dhe mban qëndrimin politik. Në Venezuelë, asnjëherë opozita nuk ka bojkotuar zgjedhjet, edhe pse janë burgosur rerët e saj, apo janë larguar në ekzil. Por kur ndodh ka denoncuar regjimin e Maduros.  

Opozita në Turqi, edhe kur burgosen liderët e saj nuk ka bojkotuar zgjedhjet. E vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga zgjedhjet në vitin 2005, është Hamas. Pasi e ka përcaktuar qartë rrugën politike; me dhunë! E të gjithë e dijnë se Hamas nuk është një forcë që kërkon zgjedhje, por arritjen e objektivit me të gjitha mjetet. 

Ka shumë gjasa që kjo gjuhë të përdoret edhe në ditët në vazhdim, pasi edhe ata përkrahës të Hamas që flasin në panele dhe e krahasojnë me UÇK-në, nuk janë aspak rastësi. Por një sinjal politik që kërkojnë t përçojnë në opinion. 

 

Next Post
Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In