• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthimi i një fotoje të shkuar

by
04/07/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Diku në lajme, gjatë ditës së sotme, u shfaq një koment që thoshte pak a shumë se “Shqipëria është tokë e mallkuar për çekët”. E vërtetë, duket si një histori e errët vrasjesh e zhdukjesh, e cila prek ndër vite vetëm turistët çekë, të cilët ndodhen thuajse gjithmonë në mes të Alpeve të Veriut. Një  skenar i denjë për filmat horror të Hollivudit, që mbushin me shumicë kinematë në çdo kohë të vitit.

Çifti i të dashuruarve Michal Svatos dhe Anna Kosinova kanë humbur jetën në një akt makabër vrasjeje, prej personash që mbeten anonimë vetëm nga gjeneralitetet, por jo nga egërsia e gjestit. Kriminelët e kanë lënë “firmën”e tyre në plumbat e kallashnikovit mbi trupin e makinës, në mënyrën e pashpirt të vrasjes me plumb pas koke dhe në të gjitha detajet e tjera të këtij krimi që trondit një zonë që është ndër më të bukurat në Shqipëri.

Që prej vitit të largët 2001, duket se ka një mallkim që i ndjek turistët çekë në ato bjeshkë të Veriut. Katër studentë u zhdukën në atë vit, për t’u pasuar më vonë nga të tjerë turistë që vinin nga ky shtet, e humbnin jetën në rrethana të errëta.

Vrasja e çiftit çek ka tronditur rëndë opinioni publik shqiptar. Është një nga ato histori që krijojnë një kumbim të fortë, në mes të një qetësie verore, e që sensibilizojnë të gjithë ata (dhe janë të shumtë) që ndjekin aktualitetin përmes mediave.

Akte të tilla barbare rikthejnë natyrshëm, instiktivisht, temën e dënimit me vdekje, që shoqëria shqiptare nuk e ka hequr thuajse kurrë nga diskutimi popullor e informal, në dy dekadat e fundit. Refleksi më i zakonshëm i njerëzve që pyeten në rrugë ose kudo tjetër, lidhur me ngjarje të tilla tragjike, është ai i rikthimit të dënimit me vdekje. Shqipëria e ka pranuar heqjen e dënimit me vdekje, njëzet vjet më parë, për procedurë, në rrugën e afrimit drejt një Europe që nuk e lejon këtë lloj ndëshkimi, për shkak të konstitucionit të saj historik, kulturor e fetar. Por tek ne, që me dënimin me vdekje kemi jetuar mbi 40 vjet në kohën e diktaturës, duke u përballur më pas me kaosin e tranzicionit, tundimi i rikthimit të dënimit kapital bëhet shpesh i fortë.

Siç është edhe rasti i mbrëmshëm, kur dy turistë të huaj u vranë pa asnjë shkak, nga kriminelë rruge, në një cep të Shqipërisë së Veriut.

I gjithë ky debat për dënimin me vdekje, projekton një imazh në ndërgjegjen popullore: atë të dy vëllezërve të varur Çuko, nga fshati Libofshë, dy të dënuarit e fundit me vdekje në Shqipëri, në 25 qershorin e largët të vitit 1992. Sa herë të dëgjojmë makabritete si ai i mbrëmshmi, kjo foto që po botojmë, do të rikthehet në mënyrë të pashmangshme, si një mallkim i një kohe të shkuar, që përsërit vetveten.

Next Post

Shtypi i huaj për vrasjen e turistëve çekë në Veriun e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In