• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthimi i mureve dhe vizave, dështim jo vetëm i Ballkanit Perëndimor

by
19/08/2015 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Malaj & Valmir Gashi

Emigracioni ilegal nga Ballkani Perëndimor dhe rajonet në konflikt drejt vendeve të BE-së, konsiderohet sot shqetësimi numër një për institucionet e BE-së, dhe sidomos për disa prej vendeve të saj.

Ky fenomen është rritur ndjeshëm në fund të 2014-së dhe gjatë vitit 2015. Disa faktorë mund të jenë të përkohshëm, por faktori kryesor shtytës drejt emigrimit, rënia e pritshmërive pozitive, e ushqyer nga niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë do të mbetet  jo afatshkurtër.

Disa vende të BE-së, si Gjermania, Italia dhe Greqia po përballen drejtpërdrejtë me këtë fenomen, i cili ka krijuar kosto të konsiderueshme për menaxhimin e tij jo vetëm në aspektin humanitar. Italia dhe Greqia janë prekur më shumë nga emigrimi politik, nga emigrantët që vijnë nga rajonet e konflikteve. Ndërsa Gjermania është prekur më shumë nga emigrimi nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti nga Kosova e Shqipëria.

Statistikat argumentojnë se përzgjedhja e Gjermanisë për të emigruar në këtë vend, nuk është thjesht një preferencë e vendeve të Ballkanit, por edhe e emigrantëve nga shumë vende të tjera. Kjo e plotëson analizën se shumica emigrojnë për një të ardhme më të mirë ekonomike.

Një studim për preferencat e emigrantëve argumenton se rreth 34% e tyre përzgjedhin Gjermaninë si destinacion parësor. Ky nivel i preferencës dhe i fluksit për emigrim në Gjermani, mund të jetë një shqetësim politik për këtë vend, por  jo për  BE-në.

Debatet se si mund të reduktohet emigracioni ilegal nga vendet e Ballkanit drejt BE-së, po i ndajnë liderët e vendeve dhe institucioneve kryesore të BE-së në dy grupe. Një grup e vë theksin tek përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një grup tjetër që kërkon rikthimin e mureve dhe vizave.

Kërkesa e europarlamentarit, Eduard Kukan, për të përshpejtuar lehtësimin e vizave për Kosovën dhe Bosnje – Hercegovinën, përfaqëson konceptin racional që e gjen zgjidhjen tek lehtësimi i lëvizjes së lirë si strategjia më e mirë e reduktimit të emigrimit të përhershëm.

Kërkesa e qeverisë gjermane për politika të përbashkëta evropiane për azilin dhe kërkesa e qeverive italiane dhe greke për shpërndarjen më mirë të barrës së emigranteve midis vendeve të BE-së, është zgjidhja që e lehtëson problemin.

Kërcënimi për ta kufizuar lëvizjen e lirë duke rikthyer muret me tela me gjemba apo duke rikthyer sistemin e vizave, bie ndesh me vizionin dhe përkushtimin e themeluesve  të BE-së.

Projekti politik i Bashkimit Evropian synonte pikërisht rrëzimin e këtyre mureve, duke mbështetur bashkëpunimin dhe integrimin e çdo vendi evropian që dëshiron t’i bashkohet këtij projekti dhe garanton respektimin kritereve të Copenhagenit.

Vendet e Evropës Lindore të cilët pas rënies së Murit të Berlinit shikonin si të  ardhme të tyre BE-në, zbatuan një set reformash, edhe standarde, për të lehtësuar këtë proces.

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, bashkimi doganor, tregu unik, dhe eurozona janë hapa konkrete të thellimit të integrimit evropian, i cili duke u harmonizuar me politikat herë të shkopit dhe herë të karotës të BE-së, mbështetën zgjerimin e saj.

Asnjë studim nuk e ka përcaktuar procesin e zgjerimit të BE-së si thjesht kosto për BE-15 dhe thjesht përfitim për vendet e reja anëtare apo kandidate.

Studimet kanë argumentuar se edhe vendet e BE-15 janë përfitues të këtij procesi. BE-ja, edhe pse është zgjeruar kryesisht me vende më të varfra se ato themeluese, vetëm nëpërmjet zgjerimit të saj ka arritur të jetë blloku ekonomik më i madh dhe i dyti për nga shkalla e të ardhurave për frymë.

Si thellimi integrimit bazuar në katër liritë themelore edhe zgjerimi i BE-së nuk mund të kërcënohen nga një valë emigrantësh ilegalë nga Ballkani Perëndimor, dhe aq më pak apo më keq, perspektiva e integrimit evropian e Ballkanit Perëndimor nuk mund të vonohet apo ndalohet qoftë edhe përkohësisht nga mure  dhe rikthim vizash.

Vetë historia e zgjerimeve të BE-së ka vërtetuar se ish vendet e lindjes që në vitet 90’ ishin burim i emigrimeve masive drejt vendeve të BE-15, pas anëtarësimit në mënyrë graduale janë kthyer sot në pritës të emigrantëve, duke rritur numrin e vendeve që lehtësojnë  kostot e flukseve të tyre.

Identifikimi si dështues i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i paplotë dhe në disa raste përligjës apo justifikues i dështimit të disa projekteve dhe programeve të BE-së në këtë rajon.

Analistë të ndryshëm vlerësojnë se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, BE ka pasur një autoritet “mbikëqyrjeje, kujdestarie apo protektorati” mbi zhvillimet e tyre politike dhe ekonomike.

Rënia e emigrimit drejt vendeve të BE-së do të jetë e mundur vetëm nëpërmjet politikave më efektive në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit, do të jetë i mundur duke rritur barazinë e mundësive për vendet e Ballkanit, jo thjesht nga fondet e BE-së, të cilat deri tani kanë qenë më shumë asistencë teknike se sa politika dhe fonde konkrete në luftën kundër varfërisë dhe papunësisë së lartë.

Analiza e zhvillimeve demografike afatmesme e vendeve të BE-së, paralajmëron se sot dhe jo më vonë, duhet bashkëpunuar dhe investuar për ta integruar Ballkanin në Bashkimin Evropian.

Pa reformat e shtetit ligjor është vështirë që çdo projekt dhe fond i BE-së të jetë efektiv, por njëkohësisht është po ashtu e vërtetë që reformat institucionale nëse nuk shoqërohen me efekte pozitive në jetën e përditshme, nuk prodhojnë rezultate të qëndrueshme, ndaj vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden shpesh nën krizat ekonomike, sociale dhe politike.

Investimi i BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor nuk duhet konsideruar një sakrificë apo bamirësi, por një investim pozitiv dhe afatgjatë për paqen dhe prosperitetin në rajonin më të varfër dhe më të trazuar të saj.

Ballkani Perëndimor nuk synon ta “trembë” apo ta imponojë BE-në për të përshpejtuar integrimin e tij.  Por, historia e tij e përgjakshme deri edhe përpara pak viteve, tregon se pa perspektivën europiane, paqja dhe prosperiteti është i pa mundur.

Arben Malaj 

Lektor për Integrimin Europian në Universitetin e Tiranës

Valmir Gashi 

Master në Studimet Europiane – Universiteti i Tiranës

Next Post

I mbijetuari nga sulmi i Charlie Hebdo padit mediat franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi mbron referendumin në PD:  Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

Këlliçi mbron referendumin në PD: Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

May 23, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

May 23, 2026
Vrasja e Hekuran Billës në vitin 2020, Gjykata e Apelit kthen dosjen për rigjykim

Vrasja e Hekuran Billës në vitin 2020, Gjykata e Apelit kthen dosjen për rigjykim

May 23, 2026
FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

May 23, 2026
Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do të ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje

Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do të ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje

May 23, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

May 23, 2026
“U kthye diktatura në PD”, demokrati i indinjuar me Berishën për referendumin, e krahason me Enver Hoxhën

“U kthye diktatura në PD”, demokrati i indinjuar me Berishën për referendumin, e krahason me Enver Hoxhën

May 23, 2026
“Karakterin ‘popullor’ e bëri të pavdekshëm, lamtumirë… njeri”, Mevlan Shanaj reagon për ndarjen nga jeta të Birçe Hasko

“Karakterin ‘popullor’ e bëri të pavdekshëm, lamtumirë… njeri”, Mevlan Shanaj reagon për ndarjen nga jeta të Birçe Hasko

May 23, 2026
“Party” në burgun e Peqinit? Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

“Party” në burgun e Peqinit? Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

May 23, 2026
“Ja ligji… ja dhe Maliqi”/ Toni Gogu kujton Birçe Haskon: Fjalë të thëna labçe, që përshkruajnë të vërteta të mëdha

“Ja ligji… ja dhe Maliqi”/ Toni Gogu kujton Birçe Haskon: Fjalë të thëna labçe, që përshkruajnë të vërteta të mëdha

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In