• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i Kuvendit në normalitet, Kadilli: Nevojat e Berishës për të kaos parlamentar janë personale

by S T
08/11/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i deputetëve të opozitës në Parlament ka ngritur pikëpyetje mbi vijimin të aksionit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha flet për mosbindje civile si rruga e vetme për krijimin e qeverisë teknike, por në anën tjetër kritikët e shohin rikthimin në Kuvend si fillimin e një marrëveshjeje mes palëve.

Për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit në politikë, kryesisht me aksionet e opozitës, në eidicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë analisti Fatbardh Kadilli.

Kadilli tha se opozita ka bërë gjënë e duhur duke u rikthyer në Parlament dhe tha se aksionet radikale janë të dëmshme.

Intervista e plotë:

Pyetje: Edhe pse opozita flet për mosbindeje civile, dje u rikthye në Parlament, si e shikoni këtë sjellje?

Kadilli: Besoj që ka bërë gjënë e duhur sepse vendi i opozitës është në Parlament. Aksionet radikale janë aksione të dështuara që e largojnë opozitën nga qytetarët dhe nga misioni i saj për të bërë opozitë në Parlament. Do ekspozojnë qeverinë dhe të shpallin çfarë janë të zotë të bëjnë apo jo. Pjesa tjetër është një teatër. Nevojat e Berishës për të tensionuar situatën janë nevojat e tij personale, por jo të opozitës. Kur dikush lë vakum dhe largohet nga sheshi politik, do ta zërë vendin dikush tjetër.

Pyetje: Shikoni një ndryshim të kursit politik pas kthimit nga Strasburgu të deputetëve të opozitës?

Kadilli: Jam i bindur që ajo që është biseduar në Strasburg është tjetër nga ajo që thonë këta. Nuk mund të shkosh në Strasburg për të folur për dy vendime gjykate. Takimi më i rëndësishëm ishte me David McAllister, që ishte ai që e detyroi PD të hynte në zgjedhje kur ishte në çadër. Nuk ka asnjë rrugë që të çon në drejtim veçse në ballafaqim elektoral, që kërkon ide, përpjekje. Projekti i Sali Berishës është një projekt i dështuar politikisht.

Pyetje: Opozita ka zhvilluar deri tani dy protesta, mendoni se duhet të vazhdojnë edhe me protesta për të arritur qeverinë teknike?

Kadilli: Parimisht, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë sepse mazhoranca vihet në presion. Protesta bëhet edhe me dijnitet, me qytetari. Kauza ose të afron ose të largon nga qytetari, protesta e parë e largoi PD nga qytetari. Shpresa për një opozitë të suksesshme ende nuk ekziston. Marrëveshjet që ata kanë bërë për kodin zgjedhor u vështirësojnë rrugën partive të reja.

Next Post
“Kandidaturat në Himarë servilizëm i pështirë për t’i hyrë në qejf Greqisë”, Murrizi: Do të votonin edhe Kim Jong Un

Murrizi i pret shpresat Metës dhe Berishës: As i hyn në xhep fare Trumpit si i kanë punët politikanët shqiptarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In