• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i kazinove, PD: Rama theu premtimin që u dha shqiptarëve

by A R
11/09/2020 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarje të rëndë e konsideron Partia Demokratike vendimin e qeverisë për të rihapur kazinotë. Përmes një deklarate nga selia blu, sekretari për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shkelur premtimin që u ka bërë shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

“Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do ti mbyllte ato përfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit”, tha Gjata.

Sipas PD-së, gjatë qeverisjes së Ramës, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në 4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016, buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave të fatit.

“Dhe ja ku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale. Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se çdo premtim që ju ka bërë qytetarëve. Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit”, tha Gjata.

Gati 2 vjet nga vendimi për të mbyllur të gjitha lojërat e fatit në vend, qeveria ka vendosur që të lejojë hapjen e kazinove vetëm në qendër të Tiranës.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare që mban datën 2. Kazinotë do të lejohen në vetëm 6 akse të kryeqytetit, të cilat janë rruga e “Barrikadave”, rruga “Urani Pano”, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga “George W. Bush” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”.

Vendimi parashikon që për ngritjen e kazinove të krijohet një zonë e veçantë për zhvillimin e lojërave të fatit, ku lojtarëve do t’u ofrohet mundësia për të luajtur me makina të tipit slot, video-lotari ose makina elektronike, me shumë lojtarë, si dhe tryeza loje të quajtura “lojëra live”.

/a.r

Next Post
Kineastët e “rinj” të PD

Montazhierët diletantë të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In