• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rikthimi i ish-luftëtarëve të ISIS, çfarë do të ndodhë me ta në Tiranë?

by A R
27/04/2019 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri, u kthyen në Kosov. Bëhet fjalë kryesisht për gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë, që ishin përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të ISIS-it, konfirmim që ka ardhur nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Sipas tij, në zonën e konfliktit ende kanë mbetur rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Ndërkaq ashtu si Kosova edhe institucionet Shqiptare po punojnë për kthimin e luftëtarëve të huaj apo familjarëve të tyre që ndodhen në Siri dhe Irak.

Por a munden ata t’i rikthehen jetës normale? Kjo ishte tema e debatit në emisionin “Java në RTSH” këtë të premte, ku të ftuar ishin zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, njohësi i teologjisë Ermir Gjinishi dhe studiuesi Olsi Jazeshi.

“Pjesëmarrja në konflikte jashtë vendit si Siria dhe Iraku konsiderohen aktivitete të jashtëligjshme. Kjo u kriminalizua në vitin 2014, pas ndërhyrjeve në Kodin Penal. Kushdo që rikthehet duhet të vihet para drejtësisë sikundër parashikon ligji. Por përtej kësaj ka një element tjetër që ka të bëjë me fëmijët që janë marrë përkundër vullnetit të tyre. Për fëmijët e mbetur jetimë, sigurisht që janë të pafajshëm dhe ata merren në mbrojtje” – tha Lamallari.

Zv. Ministri i Punëve të Brendshme solli edhe shifra konkrete, sa i përket pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë në zonat e konfliktit. Ai tha në studion e emisionit “Java në RTSH” se nga viti 2012 dyshohet se 145 persona nga Shqipëria mendohet se kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë. Lamallari shtoi se në vendin në fjalë kanë lindur edhe 7 fëmijë shqiptarë ndërsa numri i atyre që pritet të kthehen është 40, mes tyre edhe shumë fëmijë.

Por sipas zyrtarit të lartë të MPB, sfida kryesore tashmë është fakti sesi do të integrohen në shoqëri këto shtetas pas rikthimit.

Ndërkohë që sipas studiuesit Olsi Jazeshi, pjesëmarrja në zonat e konfliktit nisi pas hoxhallarë nga Arabia Saudite nisën të apelojnë në rrjetet sociale.
Ai shtoi se pavarësisht se ishin në dijeni, shërbimet sekrete nuk e ndalën këtë aktivitet. Studiuesi solli edhe shifra të tjera në studion e emisionit “Java në RTSH”. Sipas tij bëhet fjalë për mijëra shqiptarë dhe boshnjakë që i janë bashkuar forcave kryengritëse në Siri dhe më gjerë.

Kritik u tregua në panel njohësi i teologjisë, Ermir Gjinishi. Ai tha se besimi fetar në Shqipëri është shumë foshnjor. Sa i përket ekstremizmit, ai shtoi se policia është hallka e fundit kur diskutohet kjo çështje.

“Ne mund të bëjmë analiza pafund se çfarë ndodhi në Irak dhe Siri, por çështja është më e thjeshtë. Shqipëria është një vend modest ndaj dhe pjesëmarrja nuk është aq e madhe. Por nuk mund të ndodhë që një imam në Arabinë Saudite të bëjë thirrje në Shqipëri. Këtu bëhet fjalë radikalizëm fetar. Kjo është një mendësi që nuk ndodh për një javë, por ushqehet prej një kohe të gjatë. Ne kemi probleme më të mëdha në kontekstin fetar, pasi radikalizmi ka qenë prezent prej kohësh në vendin tonë” – tha Ermir Gjinishi.

Por cilat janë arsyet e kësaj prirje mes shqiptarëve? Njohësi i besimeve fetare tha në panelin e “Java në RTSH” se kjo lidhet me faktin që Shqipëria nuk ka formësuar ende një model fetar të qenësishëm.

“Shteti jonë në 28 vite demokraci ka pasur përgjegjësitë e veta pasi strukturat nuk funksionojnë ashtu siç duhet ende sot. Ne flasim për radikalizëm vetëm kur flet Policia e Shtetit përmes deklaratave zyrtare” – tha Ermir Gjinishi në panelin e emisionit.

Next Post
Patozi: Uroj që protesta të përfundojë me një forcë të re politike

"Patozi, personazhi që mbajti një profil shpjegues dhe thuajse aspak replikues"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In