• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i ish-kreut të PD/ Topi: T’i bëhet ‘skaneri’ i plotë. Berisha dhe Basha duhet të bëjnë transparencë!

by Java News
25/05/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin “Frontline” në News24 foli për situatën politike në vend, ndërsa komentoi edhe takimin e ish-kreut të PD Lulzim Basha me të rinjtë, për të cilën tha se asgjë nuk ishte e paparashikuar.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Bamir Topi është treguar kritik ndaj opozitës, për të cilën tha se është në situatën e saj më të keqe.

Sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës, Bamir Topi tha se është e drejtë e çdo individi, por theksoi se duhet të japë shumë sqarime dhe të bëjë transparencë.

“Nuk ishte asgjë e paparashikuar. Ndonjëherë ne tentojmë të diskutojmë vetëm ecurinë dhe fatin e një partie, përjashto PS që është në pushtet dhe gëzon shëndet të plotë për shkak të të gjitha mundësive që të jep qeverisja, por edhe me një lloj raporti psikologjik që është tek njerëzit. Me sa duket interesat kanë përfunduar aq poshtë sa njerëzit diskutojnë për bukën e gojës dhe detyrohen të ndjekin pushtetin në fushata elektorale. Krahu tjetër pastaj nuk ke ku ta kapësh. Unë tentoj të shoh përtej PD, sepse ka një numër të madh të partive opozitare.

Në këto zgjedhje nuk u futën në koalicion dhe kjo asnjëherë nuk u sqarua”, tha ish-presidenti, duke shtuar: “ E shoh si një të drejtë të individit që të shfaqet apo zhduket në moment që vendos të mos jetë në mjedis. Nuk duhet harruar që është deputet dhe në njëfarë mënyrë dalja e tij justifikohet. Por mendoj që i takon zotit Basha që të shprehet sepse ende ka një lloj misteri. Ndërsa me kalimin e ditëve besoj do të bëjë transparencë për mungesën e tij dhe pse është kthyer.

A kishte arsye për t’u kthyer pas një viti?

 

 

Bamir Topi: Nuk mund të paragjykoj, sepse nesër mund të thotë diçka që deklarata ime të konsiderohet si paragjykuese. Ai u shfaq dhe unë uroj që të vijë në studio, dhe pastaj ju bëjini skanerin e plotë sepse edhe ai është i detyruar të japë disa sqarime.  E gjithë klima e supozimeve është e tillë se ai asgjë nuk ka bërë pa miratimin e Berishës dhe sjellja e Bashës, ka qenë gojëmbyllur. Njerëzit janë mësuar të gëlltisin grepin, fjalën e bukur, një premtim dhe pas çdo palë zgjedhjeve gëlltisin dëshpërimin.  Niveli i kulturës politikë të shoqërinë ku unë bëj pjesë është dukshëm nën nivelin e shoqërive të Ballkanit./m.j

Next Post
Kthehen pronat, Beqiri: Janë mbi 8 mijë kërkesa për kompensim, ja sa do të kushtojë

Kthehen pronat, Beqiri: Janë mbi 8 mijë kërkesa për kompensim, ja sa do të kushtojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com