Një grup turistësh italianë nga Toscana, të cilët ishin ngjitur në Malin e Dajtit, kanë ndeshur dhe filmuar një ari të murrmë, shkruan ATSH.
Ky është një lajm i mirë për faunën dhe këtë specie që rrezikon zhdukjen, pasi para moratoriumit të gjuetisë vështirë se mund të gjeje një të tillë në atë zonë.
Me vendosjen e moratoriumit që ndalon gjuetinë, duket se ariu i murmë është kthyer në habitatin e tij natyral.
Kjo jep shpresë se edhe kafshët e tjera do të kthehen sërish, për t’i dhënë një lulëzim të ri jetës së egër në Shqipëri.
D.I.