• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i ‘dashnorëve të molotovit’ në Theth, a do ta ngjallë opozitën?

by Ylli Pata
12/07/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Pas disa ditësh heshtjeje mbi operacionin në Theth, deputetët e PD-së së Shkodrës u ngjitën më në fund në Dukagjin.

Edhe pse me vonesë, kreu i qarkut Luçiano Boçi, së bashku me Bardh Spahinë-ish-kryebashkiakun, dolën në mejdan para kamerave, duke u përleshur me policët, ku rikthyen sharjet me libër shpie live, duke bërë të ditur para të gjithëve se ata “janë gjallë dhe siç kanë qenë këtu e 34 vite njësoj”.

Megjithatë, ishte interesant se rikthimi i tyre për tu bashkuar me një pjesë banorësh që janë rebeluar prej ditësh atje, ishte i vonë. Madje shumë i vonë. Duket nuk ka një mister për këtë, pasi ka pasur këto ditë mjaft aktivitet mendimesh nga njerëz zyrtarë të opozitës, të cilët në një farë mënyre e tregojnë një lloj “mazokizmi politik”.

Ajo që nuk kanë gëlltitur në PD-në është humbja në njësinë administrative Shalë, e cila ka për qendër pikërisht Thethin. Shala, dikur komunë, ka qenë një bastion i palëvizshëm i PD-së, ku fitorja ishte me një diferencë të madhe. Në zgjedhjet e fundit, PD humbi, natyrisht jo me një diferencë kush e di çfarë, pore dhe numrat e votuesve rezidentë janëë modestë, pasi njerëzit janë larguar me vite e vite. Në 11 maj, PS mori në njësinë administrative të Thethit, 388 vota, ndërsa PD 259 vota. Diferenca është 129, që përbën një zhvillim jo aq numerik sesa politik në këtë territor. Në të cilin 5 vota ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës dhe 1 votë Lëvizja Bashkë.

Në rrjetet opozitare nuk fshihej mërzia, frustrimi dhe adhnimi me elektoratin e Thethit. Duke shprehur në fjalë të tjera logjikën klishe: “Mbajeni Ramën tani, vetë e deshët”.

Shikohej hapur zhgënjimi për braktisjen e “qëndrestaëve”, të Thethit për partinë që kanë dashur 34 vite me radhë. Një zhgënjim paksa cinik, duke qëndruar në distancë e duke e shfryrë inatin nga rrjetet sociale.

Por gjithçka ndryshoi pas molotovit në urën e vogël të Thethit, ku dhe në televizionet e Tiranës u kthyen në një “rebelim i popullit me policinë”. Popull s’kishte, por megjithatë, spinët mediatikë të opozitës, bombarduan rrjetet me një punonjës të fadromës që fliste dialect jugor dhe sipas tyre po “shante dukagjinsit”.

Për pak orë u hartua fabula e vjetër e “Jugit që urren verin”, ndaj dhe ka plasur në Theth. Dy ditë ditë më pas, shkuan atje deputetët e Shkodrës, të armatosur me molotovin verbal të gjuhës së pas 1997-s. “Kryengritje kundër atyre që duan të vrasin e fyejnë popullin e Dukagjinit”.

Po a mund ta kthejë opozitën jo thjeshte në Theth e Dukagjin, por në qarkun Shkodër, e në të gjithë vendin, vendosja e gishtit në të njëjtën vrimë të kavallit 34 vjeçar?

Ku simboli e flamuri i reagimit e reaksionit është ose molotovi, ose “dashuria” ndaj armës sovjetike?

Partia Demokratike, dhe e gjithë opozita mund të kishte hyrë fort në debatin e nisur nga Edi Rama në Theth. Madje ishte një shans i artë, që së bashku me banorët, por edhe me këshilltarët që kanë në bashki, të shkonin atje e të thonin fjalën e tyre. Madje edhe të ndalonin me protesta paqësore ndërhyrjen e IMT-së. Duke provokuar një dialog të pushtetit me qytetarët, e në këtë rast opozita, përveç përfaqësuese, kthehet edhe në propozuese e një rruge për të zgjidhur problemin e paligjshmërisë, problemin e mjedisit dhe ndërveprimin e pushtetit me komunitetit.

Madje, duke e nisur debatin pikërisht në këshillin bashkiak e për të folur për të gjithë territorin. Më pas të jepte qëndrimin e saj për aksionin që ka nisur në shkallë vendi e ku bizneset janë mjaft të frustruara pas prishjeve. Këtu opozita mund e duhet të luajë një rol të rëndësishëm, pasi ka një shans të artë për të marrë iniciativën e opinionit publik.

Por “eksitimi” nga era e molotovit dhe shpërthimi i librit të shtëpisë përpara kamerave, e polarizon situatën, jo thjeshte në Theth, por kudo. Banorët e Thethit dhe votuesit e vjetër të PD-së në Shkodër e kudo, e kanë braktisur partinë e tyre, se ajo i ka ikur problemeve, halleve, por edhe sukseseve të tyre. Siç nuk është zgjidhja rihapja e temës së inatit veri-jug, sidomos sot kur opozita do të ishte e interesuar për të rimarrë ato terrene që ju larguan në 11 maj.

Por e gjithë kjo mundësi apo shans që është hapur për opozitën, nuk i vlen Sali Berishës, i cili është i interesuar për një zhurmë sa më të madhe. Që të shurdhojë hallet e tij penale dhe politike…

Next Post
PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave

PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In