• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i Berishës si një Vaterlo për PD

by Plator Nesturi
28/10/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Angazhimi dhe tonet e ngritura në parlament nga ana e deputetëve të PD lidhur me amendamentet e propozuara, pavarësisht zhurmës dhe ngulmimit per të bërë lajm me to, nuk arrijnë të mbysin një zhurmë tjetër në sallat me militantë të Foltores. Inisiativat e reja të Bashës, për këdo është bërë e qartë se janë në funksion të trysnisë që vjen nga poshtë. Dhe kjo duket qartë së pari tek indiferenca dhe qëndrimi në pritje se çdo të ndodhë të aleatëve të opozitës. Askush prej tyre nuk duket se ka një angazhim të dukshëm në këtë çështje që duket si sherr i brendshëm familjar në PD. Askush nga aleatët nuk duket se i është atashuar aktivisht projektit të amendamenteve të propozuara nga Basha, përderisa nuk duhet se cili do të jetë fati jo vetëm i amendameneteve të propozuara, por dhe vetë fati i kreut të PD. Dhe është e natyrshme, që nëse lëvizja e Foltores do të arrijë të thyejë fronin e Bashës, inisiativat e tanishme kanë fare pak vlerë.

Gjithësesi, ajo çka ndodhur nga kampin tjetër të lëvizjes në PD të lë vërtet pa fjalë. Berisha sapo shpalli se do të synojë për veten e tij kreun e PD, për të bërë një rikthim tjetër, çka në vetvete do të sillte jo pak komplikacione për vetë fatin e PD dhe të ardhmen politike të saj. Por kjo deklaratë duket se nuk ka gjetur ndonjë kundërshti tek grupi i kundërshtarëve të Bashës, dhe që duken të pafuqishëm për të ndikuar më tej në rrjedhat që duhet të marrë PD. Kundërshtarët e Bashës, të larguar më parë apo të pakënaqur të orëve të fundit, duket se gabuan në llogaritë e tyre duke menduar se mund të shfryrtëzonin Berishën për të rrëzuar kryetarin actual.

Vështirë ishte menduar se Berishës do ti shkonte në mendje të rikthehej në krye të PD, ndërsa ka në kurriz damkën e Non Gratta të Departamentit të Shtetit. Por llogaritë dolën gabim. Berisha ka luajtur gjithmonë për veten e tij. Dhe tashmë është po ai si dikur që shpal zgjedhejt dhe madje dhe garanton në vetën personale se zgjedhjet do të jenë të lira për kreun e PD, ku natyrisht na garë do të spikasë vetë ai. Parë në këtë kuadër prognozat nuk janë fare të mira për fatin e mëtejshëm të PD. Pavarësisht se Bashës mund ti vihen një mijë gafa dhe të meta, kur kryekëshilltari dhe mbështetësi i tij kryesor ka qenë vetë Berisha, të cilin sot duan ta përshkruajnë si shpëtimtarin e vetëm të PD-së, kjo do të ishte katastrofë politike. PD duket se nuk arrin të prodhojë liderë dhe ide të reja, përveçse të riciklojë sërish Berishën, i cili do e fusë gjithë partinë në funksion të fatit të tij personal. Ndaj, për ti vënë një emër, PD nën një Berishë të ri nuk mund të jetë veçse një lëvizje berishiste, por kurrë më një parti demokratike.

Situata është tashmë inkadeshente dhe tensionet duket se do të shtohen në ditët në vijim. Veçse zhvillimet në PD duhen parë në dy aspekte. Në atë që ndodh apo do të ndodhë për fatin e Berishës dhe çfarë sjell lëvizja e tij, dhe përtej kësaj, çfarë zhvillimesh do të ketë vetë PD me apo pa Bashën në përbërje të saj. Duket se deri më tani analizat apo komentet që bëhen vënë në fokus vetëm çfarë ndodh me Foltoren e inicuar nga Berisha, kush deputet i bashkohet dhe çfarë do të sjellë në të ardhmen e afërt kjo lëvizje. Pra do të arrijë të zbresë nga froni Bashën si bukëshkalë ndaj Berishës, apo kjo lëvizje thjesht do të prodhojë një fraksion, parti apo çarje të demokratëve. Fakti që sulmi ndaj Bashës bëhen si bukëshkalë dhe jo për të metat e tij në drejtim, vjen prej faktit se kjo lëvizje ka nisur menjëherë pasi shkëputi marrëdhëniet me Berishën, dhe se ish vetë Berisha që e nisi këtë lëvizje. Ndonëse tashmë po i numërohen njëmijë të zeza Bashës për mënyrën e drejtimit të tij, shpërfilljen e forumeve, mosfrenim për të ruajtur karrigën e tij pas çdo humbjeje dhe deri në pakt me Ramën, të gjitha këto nuk prodhuan as lëvizje dhe as frymë kundërshtuese.

Më së shumti ishin kritikat mediatike të të përjashtuarve të rradhës, por ato nuk zunë vend as në anëtarësi, dhe madje as tek ish lideri që tashmë ka nisur fushatë shkatërruese për delfinin e vet, pasi ky i fundit i “doli nga besa” kur Departamenti i Shtetit e shpalli non grata. Është thënë dhe më parë që kundërshtari më i fortë ndaj Bashës nuk është Berisha, por janë humbjet e tij të njëpasnjëshme. Ndërkohë vetë PD duhet të arrijë të nxjerrë sa më parë se kush është më i rrezikshëm për të , Berisha apo Basha. Ish lideri Berisha normalisht e ka mbyllur ciklin, sado që këtë betejë e ka për të kënaqur sedrën e vet dhe se fuqia që mund të tregojë me bazën e PD mund ti garantojë një marrëveshje lehtësuese. Ndërsa marrëveshja duket se nuk do të vijjë kurrë në kushte trysnie, Berisha po i shkon në fund delirit të tij, për të kapur sërish majën e vetë PD-së. rikthimin Berisha po  e trumbeton si një triumph, por nuk është çudi që të shndërrohet në një Vaterlo, jo vetëm për të por dhe për vetë PD-në. Gjithësesi të shohim…/Fjala.al/

Next Post
Intervista/ Puna, disiplina, fitoret dhe objektivat e kampionit të Bodybuilding, Leonard Ballazhi

Intervista/ Puna, disiplina, fitoret dhe objektivat e kampionit të Bodybuilding, Leonard Ballazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In