Lulzim Basha foli sot në një konferencë për gazetarët teksa u shpreh se SPAK gëzon mbështetjen e Partisë Demokratike që ai drejton. Sipas Bashës, të vetmit që i tremben drejtësisë janë Rithemelimi, Ilir Meta dhe Edi Rama. Apo siç i quajti ai, fronti-AntiSPAK Rama-Berisha-Meta.
Basha u ndal edhe tek iniciativa e Gazment Bardhit, që riktheu në Grupin Parlamentar Sali Berishën dhe disa të përjashtuar të tjerë.
Kreu i PD u shpreh se kjo është një përpjekje diabolike e Rithemelimit në bashkëpunim me Edi Ramën.
“Kjo përpjekje synon ta bëjë pis Partinë Demokratike. Tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndyrshim duke shkatërruar një standard. Persona të shpallur non-grata për korrupsion s’mund të jenë pjesë e PD. Motivet janë të qarta, Rama ka lidhur aleancë me Sali Berishën. Ky i fundit është një nevojtar që ka kapur dorën e shtrirë të Ramës për shkak të problemeve që ka me SPAK. Kjo është sinergjia që i lidh bashkë” – aludoi Basha.
javanews /a.r