• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e ditës së lavdisë!

by Agron Gjekmarkaj
13/04/2024 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Po e filloj aty ku nuk nisi! Se ndershmëria e lyp të merremi me byrekun që gazetari Man Stafa po hante për shtatë pale qejfe te bordurat e oborrit, në ishte nga mielli haram i qeverisë apo ai hallall i opozites, fakt ky që shkaktoi rrebelim e kundërshti nga kolegu i tij Isa Myzyraj por po e lëmë me kaq. Edepsezërit për të ngrënë hanin si dreqer.

Bash kur dita po thyhej Çuçi me erdhi të banka ku isha ulur dhe me çehre të dhëmshur mu drejtua “ke apo nuk ke shpirt?”-“ po more i uruar i them, ç’llaf të lig kam hedhur, ç’te zeze kam bërë, i kam thyer zemren Etildes si Gaz Bardhi me hukama tmerri, kam trishtuar Mimi di Puccini tek rrefen lavdinë e motit të madh, kam lënduar Majkon në zgjimet e tij të papritura prej Finegani, mos jam verbuar nga nuri i Mamicës dhe kam shkelur në derrasë të kalbur, duke derdhur qumështin e shpirtit si Dash Sula bidonet nepër shkallë , mos kam trazuar Belen kur thashë “ministrushet”, ajo është burrë në luftë edhe grua në paqe, nuk hyn, mos i kam zënë diellin, Taos, Braçes ju socialistëve tek admironi Jorushin e Tabakëve dhe e mikloni me tufa lulesh e fjalë të ëmbla sherbet?”

“Jo jo tha ai menduar-nuk kemi sot Ermon mbretereshen e zallamahisë , atë që e bën zap këtë sallë dhe shejtanin fut në shishe, ndaj Lindita është lodhur e duhet zevendesuar, tek e fundja edhe ti je Zv.Kryetar Parlamenti”-“mirë xhanë mirë, prishur mos qoftë po e keni pyetur Babon se ai ju kopanis, dridheni si purteka nga llaf i rëndë- e pyetem- na tha që i thoni atij nëse nuk llap kunder meje ka shanse të hypë prapë atje siper”- pranova mu duk pazar i mirë, birinxhi.

Lajmërova menjëherë Liderin në perspektivë Gazin dhe Kryezevendes Liderin Mulin se tek e fundit unë një Zevendes Lider i vogel jam sado që i perhershem dhe pergjithshem. Ata me dhanë bekimin por me keshilluan që të mos joshem. Tek shikimi i Albanes nuk di në po gjeja mbeshtetje apo dyshim për tradheti.

Si kokorosh mora rrugen per atje lart. U ula, u rehatova, leshova nje eh, piva një gllënkë ujë siç bëjnë të gjithë ata ngarkuar me një barrë mend. Më dukej vetja si bimbash e sadrazem. Një pasthirmë leshova ‘ah qafira qafira, do ju bëj terbiet, do ju rezilos’. I shihja nga lart dhe me dukeshin një grusht me jeziter që po bënin lëmsh vatanë.

Tek rreshti i qeverisë ndihej frike e ankth. Mamica hodhi një çarçaf mbi karrigen e Babos teksa vertitej sa lart poshtë si një ankth i vazhdueshem, në fillim mendova mos e ka p ruajtur nga pluhurat po e kishte nga frika mos shperndaja unë ndonjë lëndwëkimike. Ulsiu bpnte kinse keshillohej me Belen! Ç’ke i thashë që rrotullohesh si i paudhë sa andej ketej, nuk do e ha karrigen, “jo or Gon nynykati me i ndodh gjë karrikes së Babos ç’ka me duhet jeta mua , se kesaj ja kemi pa hajrin tash 11 vjet”-“Yt mos e gezofshi pra ju pergjigja ”.

Nasipi, Dilua dhe Baftua kishin mbledhur organizaten bazë dhe shkrofetinin, si erdhi kjo ditë e zezë, kjo gjëmë si, një kulak, një reaksionar, një nga ata që zbresin nga mali të ngjitet atje lart, duhet ta sulmojmë si varrin e Nënës Mbretereshë dhe ta hedhim në erë?!

Klosi tha unë vetem dy panine e një sallam hako nga ato që ka qejf ajo që hapi akçihanen nw Butrint kam me vete asnjë municion tjeter. Kemi lëshuar istikamin u dëgjua Bujari i Lushnjes po rrokullisemi, punet nuk venë mbroth, gjeneral Niko Nikoqiri ku wshtë, ku i ka ushtrit bëntw pyetje retorike, më mirë Gonxhe të vinte ca goma makinash e ca bulona aty?

Bernard Banushi leshonte kumte solemne nga celulari, “ngrihu tani bjeri tavolines dhe hakerreju, shporruni se boll derdellitet more pizevengjer, mos më zhgënje”. Kosta i Gramozit e Lindites bitiste “se Babua e ka zemrën llagar e ja të ngjiti atje mbi vete”. Luan Baçi me krifen që i shkëlqente nga kënaqësia skaliste mesazhe me “marshallah ,marshallah, hajer hajer”.

Shpirti im e dinte ç’hiqte nga tentacionet. Pader Salianji si një shenjtor shihej ca në një cep në një tjeter të salles duke leshuar bekimet e tij apostolike per ç’farë i shihte syri e zinte dora. Plot paqe e ka xhanin ai qerrata!

Pas nja dy oresh u kthye Lindita ! Po të pelqen tha ë? Po mirë qwnka jo keq u gjegja veç kjo lekura e karriges me lagu pantallonat nga djersë e madhe, qënka nikelit! Hajt tani def nga sytë tha, sikter dhe mo të shoh më këtu- u bone ti?!

Next Post
Gjendet përkrenarja ilire në Kroaci, arkeologët kroatë: Është më shumë se 2500-vjeçare

Gjendet përkrenarja ilire në Kroaci, arkeologët kroatë: Është më shumë se 2500-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In