• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rikthimi i basteve online/ Ekspertët: Ligj për biznes, jo për sportin. Niveli i informalitetit mund të vazhdojë të qëndrojë i lartë

by Java News
12/02/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bastet sportive pritet të rikthehen vetëm online. Ky është vendimi i marrë nga qeveria, ndërsa pritet të jepen licenca për vetëm epsh kompani me kriteret që janë shtrënguar shumë për kompanitë. Ato duhet të kenë një bashkëortak ose aksioner me eksperiencë në tre vende të zhvilluara dhe një kapital minimalisht 12 milion euro.

Gjithashtu ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, vetëm një fond i përcaktuar me VKM do t’i kalojë sportit.

Për ekspertët, ligji në thelb nuk ka marrë parasysh kërkesat e zhvillimit të sportit, por të biznesit

 “Duke i shtrënguar kriteret kaq shumë frika ime është se informaliteti mund të vazhdojë të qëndrojë i lartë. Ndërkohë mendoj se FSHF dhe Komiteti Olimpik duhet të ishin bashkëorganizatorë. Nuk shikoj në ligj as programe sociale për ata që janë të varur nga ky sport. Qeveria nuk mund të bëjë një ligj për të grumbulluar para në buxhet, por për të zhvilluar sportin.  “- tha Artan Shyti.

Gjithashtu në draft-ligjin që po diskutohet është vendosur se bastet do taksohen 25% të ardhurave bruto. Ekspertët e konsiderojnë të gabuar metodologjinë

 “Duhet që taksimi të bëhet mbi të ardhurat neto dhe jo bruto. Pasi të zbriten shpenzimet e kompanive mund të merret taksa, pasi fitimi tek bastet sportive është me sezone ka periudha kur ata fitojnë shumë dhe të tjera kur humbasin.”- tha Artan Shyti.

Ligji për bastet sportive pritet të miratohet në mars, ndërsa Ministria e Financave ka parashikuar se do të grumbullojë rreth 17 milionë euro në buxhet.

 

Next Post
78-vjeçari ankohet që s’bën dashuri me të shoqen: Ka një vit e gjysmë qe nuk fle me mua

78-vjeçari ankohet që s’bën dashuri me të shoqen: Ka një vit e gjysmë qe nuk fle me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com