Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rikthimin e pasardhësit të tij në PD, Lulzim Bashës, për të cilin shprehet se është vegël në duart e kryesocialistit Rama.
“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për axhendën e tij, axhendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timurit”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Berisha vijon akuzat ndaj mazhorancës për manipulim dhe blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai shprehet se kryesocialisti Rama ka blerë vota 3 herë më shumë se kreu i PSD, Tom Doshi. Ai thekson se mazhoranca ka shpërndarë zarfe me para për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve dhe për këtë thotë se ka fakte.
“Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.
Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte”, tha ai.
Berisha ka akuzuar se qeveria ka bashkëounuar me të gjitha strukturat në vend për manipulim të zgjedhjev, duke e mbështetur këtë pretendim me rastin e arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.
“Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota. Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk’, tha ai.
Lidhur me rendin e ditës, Berisha thekson se rritja duhet të aplikohet fillimisht tek mësuesit apo mjekët dhe më pas tek deputetët. Megjithatë, Berisha thotë se fillimisht duhej të ishte përcaktuar minimumi jetik.
/s.f