• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi apo frenimi i Berishës…

by Artur Ajazi
11/03/2022 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, po e thotë çdo ditë se “po rikthehem”. Ai po e deklaron çdo ditë se “do të bëhem kryetar partie, por edhe kryeministër, Ramën do ta mund me votë”. Dhe ajo çështë më e habitshme, mediat pranë tij, po e pasqyrojnë mrekullisht “ambicjen” dhe dëshirën e madhe të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit veteran të Partisë Demokratike.Nuk janë pak, ato media të shkruara, portale dhe televizione, që madje hapin edicionin e lajmeve me tituj të tillë si “Berisha drejt fronit të kryetarit të PD”, apo “Berisha nuk e fsheh ambicjen për tu bërë kryeministër”.

Këto mënxyra në fakt, ngjasin vetëm në Shqipëri, edhe pse kanë kaluar 31 vjet nga ardhja e demokracisë. Por duket se kjo nuk është e rëndësishmne. Ky vend u drejtua me mentalitete bajraktariste për afro 2 dekada, dhe pasojat e atij drejtimi mysybet, ndjehen edhe sot në brezat e rinj. Berisha përgjatë qëndrimit aktiv në PD edhe pas dorëheqjes, i bëri edhe të rinjtë si vehten.

Ata e shohin atë si “perëndi”, si “njeriun që do ti bashkojë, do ti shpëtojë, do ti sjellë në pushtet”. sa turp dhe gjynah, për ata djem dhe vajza që prezantohen sikur ti kenë shterruar forcat, idetë, mendimet, dhe formimi i tyre arsimor dhe intelektual. Nuk jam për qëndrimin e Bashës, madje asnjë minutë të vetme pas humbjes së 6 Marsit. Por ti “frysh” mendimit dhe të ekzaltohesh se “po vjen Berisha të shpëtojë partinë”, dhe të shprehesh edhe pse ai ka dalë nga politika se “do ta bëjmë kryeministër”, është më tepër se idiotësi politike. Në një kohë kur duhej të ishte frenimi, shohim me habi se si po propogandohet me të madhe “rikthimi” i tij. Kjo ndodh vetëm në këtë vend, ku edhe pse vuajtëm 45 vjet nga pushteti i një njeriu të vetëm, edhe pse menduam se demokracia ka ardhur dhe po konsolidohet, duket se diçka po ndodh.

Rikthimi  (që në fakt duhej të ishte frenimi)i ish-kryeministri të PD-së, duket më shumë si një mision ndjellakeq për atë parti, por edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri. Shpallja “non-grata” e Berishës, nuk u bë mësim dhe pësim për ata që, menduan se “tashmë ai nuk rikthehet më në politikë”. Skena politike shqiptare, ka 31 vjet që vuan pasojat e një grushti njerëzish që zaptuan partitë, selitë, pushtetin, që u pasuruan dhe që sot (rroftë sebepi) deklarojnë se “do të rikthehem, më kërkon anëtarësia, më duan shqiptarët, do të bëhem sërish kryetar, kryeministër, madje dhe mbret”.

Frenimi dhe jo rikthimi, duhej të ishte misioni i atyre që sot dhe gjithë ditën, mbajnë shpresën e humbur se, ‘do të përmbysim Ramën, do të marrim selinë, do të vijmë në pushtet, me Sali Berishën mbret”. Çdo ditë që kalon, duke mbështetur të shkuarën, i bën dëmin më të madh jo vetëm politikës, por edhe  lirisë, demokracisë, dhe të ardhmes së këtij populli.

Next Post
Studentët e Bujqësorit drejt qendrës së Tiranës/ Bllokojnë qarkullimin e makinave. Policia i shoqëron nga pas

Studentët e Bujqësorit drejt qendrës së Tiranës/ Bllokojnë qarkullimin e makinave. Policia i shoqëron nga pas

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Mentaliteti i gabuar eshte armiku i PD sot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In