• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthim në kohë, vëllai spiunon vëllain për vjedhje të energjisë në Roskovec

by A R
30/10/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e harruar prej dekadash ka ndodhur në Roskovec të Fierit: Vëllai spiunon të vëllanë për vjedhje të energjisë elektrike. I bindur që ai do të futej në burg, vëllai A.Sh., 47 vjeç, ka telefonuar herë pas here policinë, duke u bërë me dije se vëllai i tij i vogël vidhte energji.

Policia në një komunikatë për median tregon se 47-vjeçari A.Sh., me banim në fshatin Kuman të Roskovecit, në dy raste të ndryshme, pikërisht më 24 dhe 27 tetor, ka telefonuar në numrin 129 në sallën operative Fier. Te punonjësi i policisë në shërbim ai ka kërkuar që të veprojnë uniformat blu, duke thënë se vëllai i tij E.Ç., 43 vjeç, vjedh energji elektrike.

Burime zyrtare nga policia thanë se në të dyja rastet në bashkëpunim me OSHEE-në, është bërë verifikim dhe nuk është konstatuar në asnjë rast se vidhej energji elektrike nga 43-vjeçari, apo të ishte krijuar ndonjë lidhje e paligjshme. Për këtë arsye kanë nisur hetimet për të gjetur denoncuesin dhe arsyet e tij. Sipas policisë, denoncuesi e kishte bërë gjithë këtë zhurmë për inat, pasi mes dy vëllezërve kishte konflikte të hershme pronësie dhe në këtë mënyrë 47-vjeçari ka menduar që të nxjerrë inatin.

A.Sh. po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”. Vëllai i denoncuar kishte disa vite që kishte ndërruar mbiemrin për shkak dokumentesh në Greqi. Mësohet se i denoncuari nuk ka dashur të japë sqarime apo të aludojë rreth arsyes pse vëllai ka dashur ta çojë në burg. Ai ka thënë se vazhdon ta ketë vëlla, pavarësisht asaj që ka ndodhur, duke mos u prononcuar më tej për marrëdhëniet mes tyre.

PANORAMA

Next Post

Fleckenstein: Bëni reforma serioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com