• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rikthehet vrasja e Eglantina Bucit, i vëllai me të atin ballafaqohen me dëshmitarin e mbrojtur

by A R
30/12/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buci është kthyer sërish në skenë pasi dy të dyshuarit për vrasjen e saj babai dhe vëllai, Shkëlzen Buci dhe Faik Buci u ballafaquan dje në gjykatë me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë personi i identifikuar me iniciale M. T. Sipas burimeve, ky i fundit ka dëshmuar ndaj Shkëlzen Bucit, lidhur me atentatin ndaj Mishel Prelës disa vite më parë, duke thënë se ishte paguar nga Buci për të ndjekur itinerarin e aktorit.

Gjithashtu, dëshmia e M.T. duket deçizive në këtë çështje pasi ai pretendon se Buci e vrau motrën në sy të tij. Kujtojmë se në 8 shtator të këtij viti Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa gjatë seancës babë e bir, mësohet të kenë mohuar akuzën për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buçi, me pretendimin se vajza është gjallë dhe punon si prostitutë në Turqi. Ndërsa dëshmia e një personi të tretë, i cili mësohet të ketë qenë dëshmitar në këtë ngjarje, ka fundosur dy të akuzuarit Faik dhe Shkëlzen Buci. Ky person njihet si mik i të akuzuarit Shkëlzen Buci, i cili ka zbuluar detajet tronditëse që në 2017-ën. Gjatë këtij viti ai ka qenë i arrestuar për një ngjarje tjetër, dhe pas dëshmisë mësohet të ketë bërë deklarime edhe për krimin makabër të kryer nga Shkëlzeni. Përpara hetuesve ai ka treguar detajet e vrasjes, si është kontaktuar me Shkëlzenin dhe babain e tij Faikun. Referuar dëshmisë së tij, mësohet se vrasja e 23-vjeçares në 2012 është kryer nga i vëllai Shkëlzen Buçi me urdhër të babait Faik Buci.

“Jam kontaktuar nga Faik Buci dhe Shkëlzeni që të vendos kontakt me Eglantinën, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Pas disa kontaktesh vetë Shkëlzeni e takon motrën. Pas disa kafesh ai kishte marrë Eglantinën në makinë dhe pasi më takoi edhe mua më mori me vete. Kur po lëviznim me makinë, Shkëlzeni i ka thënë Eglantinës që meqë rregulluam marrëdhëniet do pimë një kafe. Në momentin që morëm rrugën për në Malin me Gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marrë babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll”, tha miku i Shkëlzenit.

Ngjarja
Vrasja makabër e lënë në hije plot 8 vjet nga vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buçi, është zbardhur nga policia dhe grupet hetimore në Tiranë, pas gjetjes të disa pjesë skeleti të groposura në Malin me Gropa. Të dyshuarit kryesorë për këtë ngjarje janë babai Faik Buçi dhe vëllai Shkëlzen Buçi. Ndërsa, shkak i këtij krimi makabër të lënë në hije që në 2012, mësohet të ketë qenë bashkëjetesa e saj pa pëlqimin e prindërve me një djalë. Referuar hetimeve nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, babë e bir pasi e kanë vrarë të bijën, trupin e pajetë të 23-vjeçares e kanë groposur në mal, duke u munduar të fshehin të vërtetat e këtij akti të frikshëm. Ndërkohë dinamika e vërtetë e ngjarjes është zbardhur nga një person i tretë, mik i Shkëlzen Bucit, i cili pretendon se ka qenë dëshmitar në ekzekutimin e 23-vjeçares. Referuar dëshmisë së tij, mësohet se fillimisht ai është kontaktuar nga babë e bir për t’u vënë në kontakt me viktimën pasi prej kohësh ajo ishte larguar nga banesa duke mos pasur asnjë komunikim me ta. Por pas disa kërkimesh Shkëlzeni kishte arritur vetë të takonte të motrën dhe pasi ishte takuar kishte qenë me mikun e tij. Mësohet se, ata janë drejtuar në Malin me Gropa dhe pasi të dy kanë arritur në vendin ku u gjet dhe trupi i groposur, Shkëlzeni ka qëlluar të motrën me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

/a.r

Next Post
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Greqi, sekuestrohen 26.5 kg kokainë

Horror në Greqi, zbulohet trupi i një gruaje në valixhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In