• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet Tirana nga disavantazhi, Vlora ngec Teutën 1-1

by Java News
27/01/2019 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesa e parë e ndeshjes Tirana-Kamza ka qenë vërtet emocionuese. Në “Selman Stërmasi” janë miqtë ata që kanë shënuar të parët. Sebino Plaku ka befasuar portierin Abibi. Sulmuesi i Kamzës ka kaluar mbrojtësin Imami dhe ka siluruar kuadratin në hyrje të zonës duke kaluar në epërsi skuadrën e tij në këtë 90 minutësh mjaft delikat. Minuta e 31-të, bardheblutë e shohin veten në disavantazh.

Por e pabesueshmja do të vijë pak më vonë, teksa Tirana ka pasur një mundësi ideale për të barazuar. Edon Hasani pengohet në zonë nga Beqiri dhe Kridens Meta akordon penallti.

 

Beqiri proteston dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke kënë me 10 vetë të tijtë në këtë fund të pjesës së parë. Në pikën e bardhë paraqitet anglezi Ngo, por Abdyli do të presë, duke mbajtur të paprekur portën. Minuta e 42-të, Tirana-Kamza 0-1.

 

Tirana ka arritur më në fund të rikthejë barazpeshën në sfidën ndaj Kamzës. Ngo, që humbi atë 11 metërsh në pjesën e parë, jep një asist shumë të bukur për Hasanin, i cili ka mundur të mposhtë Avdylin. Më pas shkdorani shkon të festojë te tifozët, por këta të fundit e përzënë atë dhe të gjithë lojtarët që shkuanin të ndanin gëzimin me ta.

Tirana ka shënuar shumë shpejt dhe golin e avantazhit. është Majkëll Ngo që 7 minuta pas barazimit të Hasanit, arrin të shkundë rrjetën. 2-1 për bardheblutë, që përmbysin kështu epërsinë e pjesës së parë të kamzalinjve që shënuan me anë të Plakut.

Tirana nuk përmbahet më. Bardheblutë kanë gjetur dhe golin e tretë të takimit, sërish me anë të Edon Hasanit, që edhe njëherë është shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga ana e shtatlartit Ngo dhe mposht Avdylin në dalje. Shkodrani ndëshkohet me karton të verdhë për festën e tij pas golit, pasi heq flamurin e këndit nga vendi dhe e valëvit lart. Por pak sekonda nga goli i tretë dhe më konkretisht në tëv 77-ën, Albi Doka ka shënuar golin e katërt duke futur në kasafortë suksesin e të zotëve të shtëpisë.

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Batha

Një përballje tepër emocionuese ku nuk munguan golat dhe kartonat. Skuadra e trajnerit Ilir Daja u detyruar të luaj për afro 30 minuta me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Veliut. Pavarësisht epërsisë numerike, vendasit nuk arritën të gjenin golin e epërsisë duke u largua nga fusha me vetëm 1 pikë.

Penalltia

 

Një rezultat ky që i shton për shtat vlonjatëve, të cilët pavarësisht vështirësive, treguan dinjitet në fushën e lojës. Me barazimin e sotëm Teuta u ngjit në kuotën e 34 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të me 1 pikë më pak se Kukësi, ndërko Flamurtari mban vendin e 6-të me  29 pikë.

Traore

 

TEUTA-FLAMURTARI 1-1

 

Traore 27′ / Batha 13′ (p)

 

 

Next Post
INTERVISTA/ A po shfaqet një Lëvizje paralele brenda opozitës?!

INTERVISTA/ A po shfaqet një Lëvizje paralele brenda opozitës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In