Tirana e ka nisur me fitore vitin 2023, teksa ka mundur Laçin në transfertë 1-2. Bardheblutë vinin në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, madje edhe këtë ndeshje e nisën në disavantazh pasi pësuan gol që në minutën e tretë. Për Laçin shënoi Vasil Shkurtaj.
Bardheblutë gjetën forca për të reaguar dhe goli i barazimit erdhi në fundin e pjesës së parë me anë të Bruno Lulajt.
Ndërkohë, në nisje të pjesës së dytë, Hasani realizoi një gol spektakolar, i cili rezultoi vendimtar pasi e vulosi fitoren 2-1 të kampionëve. Pas këtij triumfi, Tirana shkon në kuotën e 28 pikëve, vetëm një më pak se Partizani i vendit të parë.
Ndeshja tjetër e kësaj të premteje, Bylis-Kukësi, u mbyll në barazim 0-0.
/a.r