• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet “Tirana Fan Zone” për Kampionatin Evropian, ekran gjigand në sheshin “Skënderbej”

by A R
11/06/2021 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të ndjekin Kampionatin Evropian të futbollit në hapësirën e posaçme “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”. Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë fantastike. Punimet e fundit para se “Tirana Fan Zone” të presë spektatorët e futbollit sot në mbrëmje u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kohët e bukura për Tiranën janë rikthyer.
“Është një ditë e bukur për Tiranën kur janë hapur të gjitha aktivitetet. Është shtuar orari dhe do të vazhdojë të shtohet edhe po i rikthehemi më në fund normalitetit. Tirana është hapur, por është hapur edhe me aktivitetet tradicionale. Sa herë që bëhej një ndeshje e madhe futbolli, sa herë që bëhej panairi i Vitit të Ri, sa herë që kishte aktivitete që zinin sheshet dhe hapësirat tona publike, ishin kohë të bukura për Tiranën. Këto kohë të bukura janë rikthyer. Ndaj edhe do të fillojmë traditën e eventeve masive në Tiranë, sigurisht duke respektuar higjienën dhe duke respektuar distancën midis pikave të shërbimit”, tha Veliaj.

Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do të mund të ndjekin ndeshjet në sheshin “Skënderbej”.

“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet , ku secili do bëjë tifozeri për ekipin e vet të preferuar, ku do të kemi dhe shumë nga të huajt që jetojnë në Tiranë që do të na bashkohen, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, për një Tiranë që e do të bukurën, për një Tiranë që e do sportin dhe për një Tiranë që e shijon komunitetin. Kështu që ju presim të gjithëve këtë muaj në sheshin “Skënderbej” dhe si një mënyrë për të kaluar mërzinë e muajve të vështirë dhe për t’iu rikthyer normalitetit më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Me lehtësimin e masave anticovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

/a.r

Next Post
Tjetër aksident në Tiranë, furgoni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin

Tjetër aksident në Tiranë, furgoni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com