• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rikthehet OFL/ Sekuestrohen 9 makina luksoze në disa qytete, një personi i bllokohet pasaporta

by Java News
22/04/2020 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sërish punën pas situatës që pandemia shkaktoi në vendin tonë.

Njoftohet se është vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës, për 9 automjete.

Gjithashtu vendoset sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

g.kosovari

Next Post
Për herë të parë në histori, një klub futbolli do veshë fanellën e dizejnuar nga një 6-vjeçar (Foto)

Për herë të parë në histori, një klub futbolli do veshë fanellën e dizejnuar nga një 6-vjeçar (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com