• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rikthehet në skenë Efraim Diveroli: Ja e vërteta për kontrabandën e armëve

by A R
14/12/2016 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efraim Diveroli ka fituar lirinë dhe ka vendosur të flasë. I rikthyer në jetën luksoze, ai tashmë është autor i një libri autobiografik të titulluar “Dikur një trafikant armësh”, që është hedhur sëfundmi në treg dhe që siç mëson “BalkanWeb” është një rrëfim në vetë të parë për historinë e jetës së tij, përfshi edhe eksperiencën e tregëtisë së armëve në Shqipëri.

Crusing-to-Miami-1

“Gjatë procesit penal dhe kur fillova dënimin tim me burg, nuk e kam patur fillimisht në plan të tregoj historinë time. Por me kalimin e kohës dolën në dritë ‘investigime’ të shkrimtarëve dhe industrisë kinematografike që rezultuan me një libër shumë të shitur dhe me një film të Hollivudit.

AAEAAQAAAAAAAAl0AAAAJDc2NTZmZDhkLWE5YTUtNDgwNi1hYTZmLTI3ZjY5MWMxNmM3Nw

Libri dhe filmi janë bazuar në shkrimet e mia paraprake, që janë përdorur pa autorizimin tim dhe që për fat të keq janë zmadhuar e dramatizuar pa u konsultuar më parë me mua, pavarësisht vullnetit tim për t’iu thënë të vërtetën e ngjarjeve. Versione të tilla të paautorizuar që rrëfejnë jetën time më kanë detyruar të përgjigjem me një libër.

b37eadbb-c974-4d05-b9af-8db80fce93b0-large

Në fillim të procesit penal ndaj meje, dikush më tha një shprehje të vjetër sipas së cilës “Kur tregohet historia e jetës tënde, sigurohu që të jesh ti ai që e mban stilolapsin”.
Pra … jam unë tani që e mbaj stilolapsin dhe jam i detyruar të tregoj një kapitull të trazuar të jetës sime”, – është shprehur sëfundmi për mediat amerikane, Diveroli, raporton “BalkanWeb”.

“BalkanWeb” ka siguruar gjithashtu dhe disa foto ku ish-kontrabandisti i armëve shfaqet teksa bën të njëjtën jetë luksoze si ajo para se të burgosej.
LIDHJET ME SHQIPËRINË
Efraim Diveroli, trafikanti amerikan i armëve, kompania e të cilit arriti disa vjet më parë të siguronte një kontratë 300 milionë dollarëshe me Departamentin amerikan të Mbrojtjes, u dënua me 4 vjet burgim.
Emri i tij është i lidhur ngushtësisht me “Gërdecin”, një nga tragjeditë më të mëdha të ndodhur gjatë viteve të pluralizimit në Shqipëri, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë
Në vitin 2011 ai u dënua me katër vite burg për shitjen e miliona municioneve kineze të ndaluara Pentagonit për t’u përdorur nga forcat afgane.

efraim diveroliNë një marrëveshje me organet e drejtësisë, Diveroli pranoi se në vitin 2007 pati planifikuar bashkë me punonjësit e kompanisë me bazë në Miami, AEY, për t’i shitur ushtrisë amerikane municione të ndaluara kineze me vlerën e 10, 3 milionë dollarëve, të cilat ata u përpoqën t’i paraqisnin sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.
Ky veprim shkeli embargon e vendosur në vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armëve të prodhuara në Kinë, pas masakrës ndaj studentëve kinezë në sheshin Tienanmen të Pekinit.
Diveroli është njëherazi njeriu që denoncoi lidhjet me trafikun e armëve edhe të një njeri të pushtetshëm në Shqipëri, që sipas përshkrimeve u përfol se ishte Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
“Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit”, – kështu do të shprehej Efraim Diveroli në një bisedë me Kosta Trebicka, i cili do të humbte jetën në një aksident tragjik në zonën e Lekasit në Korçë, pak kohë pas tragjedisë së Gërdecit.
Por çdo aludim për përfshirjen e tij në një trafik të mundshëm armësh është hedhur poshtë në disa raste nga djali i Berishës.

diverol

LIBRI DHE FILMI
As Hollivudi nuk e la në harrësë Efraim Diverolin. Skandali që përfshiu Shqipërinë e Pentagonin bashkë u shndërrua në një subjekt filmi, që tashmë e ka dhe një emër.
“Arms and the Dudes” (Armët dhe Çunat) ka përcjellë përmes ekranit të madh historinë e jashtëzakonshme të të riut dhe miqve të tij amerikanë që arritën të firmosnin një mega-kontratë 300 milionëshe për armatosjen e ushtrisë afgane.
Filmi u bazua mbi librin me të njëjtin titull të gazetarit investigativ amerikan Guy Lawson.

Next Post
Rama pret ambasadorët: ‘Zero probleme’ me fqinjët, por kjo nuk na ndalon që të prekim të shkuarën

Rama: Papunësia mbetet problem, vendi ka nevojë për arsimin profesional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

January 7, 2026
Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

January 7, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In