Ish-kreu i zyrës së Interpol Tirana Artan Bajraktari u rikthye në detyrë, pasi akuzua për fshehjen e urdhër-arrestit belg të Mark Frrokut, majin e shkuar. Në 5 maj gjykata e kishte shpallur të paligjshëm arrestimin e tij.
“News 24” ka konfirmuar se Bajraktari ndodhet në detyrë tashmë prej tre javësh. Për shkak të përplasjes me Bajraktarin, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi dha dorëheqjen në ato ditë. Didi kishte pretenduar se Bajraktari e kishte fshehur urdhër-arrestin belg.