Moti i keq është rikthyer këtë fundjave në të gjithë vendin. Teksa në zonat veriore dhe juglindore reshjet e borës kanë nisur të shkaktojnë problemet e para, në zonat e tjera të vendit, kryesisht në Shqipërinë e mesme janë rikthyer përmbytjet. Zonat më problematike janë ato që janë përmbytur edhe më parë.
Sinoptikanët paralajmërojnë një ditë të dominuar nga moti i keq sot gjatë gjithë kohës.
Raportimet e fundit flasin për situatë problematike në Krujë, pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm. Banorët e Krujës thonë se rreth 200 ha tokë janë të përmbytura.
Në rrethin e Lezhës problematike shfaqet zona e Zadrimës. Por, edhe në Laç, situata shkaktuar nga reshjet është e përkeqësuar.
RESHJE BORE NE VERI E JUGLINDJE
Puka, Kukësi, Tropoja janë përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune nga reshjet e borës. Nisur nga situata, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin pa vendosjen e zinxhirëve.
Ndërsa nga ana e tyre, drejtuesit vendorë në Pukë u kanë kërkuan kompanitë të kontraktuara që të pastrojnë rrugët, në mënyrë që të mundësohet qarkullim normal i mjeteve.
Edhe në zonën e Dardhës së Rrethit të Korcës bora ka arritur në 8 centimetra, por sipas policisë është punuar për pastrimin e rrugëve. Orët e para të mëngjesit në rrethin e Kuksit janë shoqëruar me reshje bore dhe erëra të forta,temperatuarat në këtë qytet po zbresin në minus 1 gradë, ndërsa trashësia e dëborës në lartësinë 500 metra e cila varion nga 10 deri në 20 centimetra.
ISHMI DEL NGA SHTRATI, 200 HEKTARË NEN UJE
Lumi Ishëm ka dalë sërish nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Murqin dhe Mallkuc. Banorët shprehen të shqetësuar nga situata e krijuar, duke treguar se janë përmbytur të paktën 200 hektarë tokë.
SINOPTIKANËT
Gjatë ditës së sotme moti mbi vendin tone do te karakterizohet me reshje shiu me intensitet të lartë që prej orëve të para të ditës dhe gjatë gjithë ditës. Do të ketë prani shtrëngatash dhe stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike si dhe stuhi dëbore në Verilindje të vendit. Reshjet e dëborës gradualisht do të zbresin lokalisht deri në zonat e ulta në lartësitë 200m. Shikimi i reduktuar për shkak të reshjeve 100m-7km. Era do te jete me drejtim Juglindje dhe Verilindje me shpejtësi 2-15m/sek. Valëzimi i forcës 4-5 më me lartësi vale 3.0-4.5.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -1/4
Vendet e ulta 5/7
Vendet bregdetare 8/10









