• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet Monika

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gezim Hoxha/ 

Të gjithë e mbajmë mend skandalin presidencial në SHBA –t e viteve 90. Në qendër të tij aso kohe ishte presidenti i atëhershëm Bill Klinton dhe Lewinsky ish- zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Në një intervistë për ”The Guardian” botuar të shtunën e kaluar ajo tha se “Turpi të ngjitet si katran”, duke e përshkruar dhimbjen që ajo ende ndien pas ndodhisë me Klintonin.

Pasi u turpërua botërisht, ajo mezi po e merr veten nga skandali që e hodhi atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. “Unë ende kam për të menaxhuar shumë trauma,” për, “çdo herë që unë e lë veten në duart e njerëzve të tjerë.”, thotë ajo në këtë intervistë disi të rrallë të dhënë gati dy dekada më vonë.

Po të kthehemi mbrapa në vitet ’90, të  gjithë në Washington përfshirë edhe mediat e dënuan Lewinsky-in. Papritur, figura publike si shkrimtarja feministe Nancy Friday morën gjithashtu pjesë në reagimin kundër ish-praktikantes në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër Lewinsky citohet të ketë thënë për këtë gazetë se, “Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se çfarëdo gabimesh të kem bërë, unë u ktheva në tabelë qitjeje nga shumë njerëz sidomos nga feministë që kanë zë të lartë” “U ndjeva sikur çdo shtresë e lëkurës sime dhe e identitetit tim mu shqye në vitet ’98 dhe ’99.”

Ndër të tjera Lewinsky tregon për “The Guardian” se ajo nuk ka tentuar kurrë të vetëvritej, edhe pse shpesh ajo kishte menduar shpesh për ta bërë një gjë të tillë si pasojë e stresit të shkaktuar nga skandali. “Mendoj se disa të rinj nuk e shohin vetëvrasjen si një fund, por si një rifillim,” shpjegoi ajo. Në vitet që pasuan skandalin ajo tentoi të shkëputej nga e kaluara e saj por tani ajo po i rikthehet asaj me qëllim që ta ndajë këtë histori me të tjerët.

Por kjo intervistë nuk ka qenë e para që theu heshtjen e saj. Pas një dekade, pikërisht në vitin 2014 ajo shkruajti një tregim me titull “Turp Dhe Mbijetesë” për revistën Vanity Fair, ku ajo shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe për akuzat e ngritura ndaj ish presidentit. Shtypi i bëri jehonë pjesëmarrjes së Lewinsky-it në një Talk-Show të vitit 2015. Aty, ajo u shpreh se “Nëse unë jam e mbërthyer në të kaluarën time, duke i dhënë një qëllim asaj, kjo do të thotë se  kjo është kuptimplote për mua.”

Kur u pyet nga “The Guardian”, nëse ajo mendon se mediat kryesore do ta trajtonin historinë e saj në të njëjtën mënyrë nëse skandali do të plaste sot, Lewinsky tha se ajo shpresonte të ishte ndryshe – por ajo nuk ishte ende e pasigurt.

Pas publikimit të intervistës të shtunën e kaluar, në internet, lexues të ndryshëm iu përgjigjën me simpati të madhe – madje disa prej të cilëve pranuan se ata me të vërtetë e çnjerëzuan në vitet ’90.

Monica Lewinsky bëri paraqitjen e saj të parë publike në mbi 10 vjet në “Forbes Under 30”, duke folur kundër “reputacionit të bërë copash dhe fuqisë së internetit.  ” Tani që ajo është 41 vjrçe, ish-zëdhënësja e  Shtëpisë së Bardhë u shpreh kundër bullizmit kibernetik, duke thënë se ajo shpresonte të ndihmonte të tjerët duke ndarë me ta përvojën e saj. Po çfarë është bullizmi?

Psikologët të thonë se ai është fenomeni i  talljes me shokun apo shoqen gjatë orëve që kalon në shkollë. Bullizmi përjetohet nga 85% e vajzave dhe 74% e djemve në moshën 11 – vjeçare.

Por sipas një studimi kombëtar në Shqipëri, të hartuar nga Specialistët e Shëndetit Publik, fenomeni shqetësues është përhapur mjaft në grup moshën 11 – 15 vjeç. Ndërsa bullizmi kibernetik përdor edhe internetin për të vënë në lojë këdo që të duash.

Lewinsky ka kthyer vëmendjen e saj në  luftën kundër bullizmit kibernetik dhe turpit publik, e frymëzuar nga një tragjedi e shkaktuar nga postimi i një videoje në internet nga një shoqja e saj e dhomës në të cilën tregohet puthja e dy djemve.

“Ajo që unë dua të bëj tani është të ndihmojë viktimat e tjera të lojës së turpit për të mbijetuar,” tha Lewinsky. “Unë dua të vë në dukje vuajtjet e mia me qëllimin e mirë që të tjerët ta përdorin për mirë të kaluarën time.”

Nëse dikush e di se çfarë do të thotë të jeshë e poshtëruar publikisht, më mirë se çdo kush është Monica Lewinsky ajo që e di.

Në intervistë, Lewinsky pretendon se ajo hodhi poshtë oferta prej të cilave ajo  do të kishte fituar më shumë se $ 10 milion për publikimin e kësaj ndodhie, – shkruhet ndër të tjera në një shkrim në portalin Mashable,  dhe shpjegon me detaje se si historia e saj e ka penguar në gjetjen e një pune.

Afera e saj me Presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, dhe ditët pas saj, përkuan  me bumin e komunikimit në Internet nga fund të viteve ‘90.

“Ky skandal u soll tek ju nga revolucioni dixhital,” tha ajo. Kurrë më parë informacioni nuk ishte përhapur në mënyrë kaq të shpejtë,.. Për Lewinsky-in e gjithë kjo nuk është tjetër, vetëm se çmimi i turpit. Ajo e sheh pamjen e mediave sociale, si diçka që nuk shqetësohet fare për njerëzit e vërtetë. Përtej historive të thjeshta dhe me pak rradhë, informimit të shpejtë dhe rrjeteve lakmitare dhe të urrititura vetëm për trafik leximi, duket se interesi i tyre i vetëm është numri i klikimeve dhe i pëlqimeve.

 

Next Post

“Mitsubishi” falsifikoi të dhënat për testet e naftës, presidenti kërkon falje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In