Historia e pakëndshme me ish të dashurin bëri që ajo për 12 vite të largohej nga vëmendja e mediave rozë.
Bëhet fjalë për ish-miss Kosova Juliana Nura, e njohur edhe si Xhuli. Ish-miss-i ndonëse nuk u pa në dalje publike, ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka motivuar gra që kanë përjetuar të njëjtë situatë si ajo.
Në një intervistë së fundmi, Xhuli rrëfeu situatën kur ish i dashuri i saj e shantazhoi se do t’i publikonte foto nudo. Ndër të tjera ajo u shpreh se ishte situata më e vështirë që ka përjetuar në jetën e saj, dhe se i janë dashur 6-7 vite të kujdesej për shëndetin e saj mendor.
“Është gjë shumë e bukur kur dy njerëz duhen dhe kryjnë marrëdhënie seksuale. Gjëja që nuk duhet të bëhet është të shantazhohet dhe të merret një gjë intime sikur mu mor mua dhe të shantazhohesh që 20 mijë euro duhet me mi sjell ose të publikohet videoja ku ti je nudo. Unë me rastin tim kam shpëtuar shumë gra. Unë e kam shëruar veten 5-6 vite. Për 5-6 vite nuk kam dashur me ditë për asgjë. Kam punuar me veten. Unë s’kam pasur shumë mbështetje, përshkak të mentalitetit,”-u shpreh ish-miss-i.
Kujtojmë që fillimisht në Kosovë Juliana Nura u bë e famshme pasi fitoi kurorën e “Miss Diasporës 2005”.
g.kosovari